Connect with Us

Shenjat e fshehta që tregojnë se po e teproni me sheqerin

Aktualitet

Shenjat e fshehta që tregojnë se po e teproni me sheqerin

Publikuar

-

shenjat qe tregojne se konsumoni shume sheqer

Nevojë e pakontrolluar për të urinuar

Përqendrimi i glukozës në qeliza rrit nivelin e lëngjeve që shkojnë drejt veshkës për t’u filtruar. E vetmja mënyrë për të hequr sasinë e tepërt të lëngjeve është urinimi,ndaj dhe personat që konsumojnë shumë sheqer urinojnë shpesh.

 Etje e tepërt

Etja lidhet direkt me urinimin e shpeshtë. Etja është një mënyrë e thjeshtë për balancimin e sasisë së lëngjeve që humbin përmes urinimit, kështu trupi mbrohet nga dehidratimi. Nëse keni shumë etje ju këshillojmë që të pini ujë dhe jo pije me sasi të shtuara sheqeri.

Humbje peshe

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 31 mars 2021

Duke qenë e pamundur për trupin që të përdorë glukozën, organizmi fillon të djegë yndyrën rezervë, kjo bën që individi të përjetojë humbje peshe. Nëse nuk jeni në dietë dhe humbni peshë në mënyrë të pakontrolluar duhet të shkoni të kontrolloheni./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çfarë ka bërë përpara se ti futej politikës/ Balluku zbulon punën e saj të parë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka treguar për punën e sah të parë, e cila tejkalon te gjitha pritshmerite qe mund te kete pasur deri me tani.

Balluku është shprehur se puna e saj e parë ka qenë në radio. Ministrja shtoi se në vitin 2005 ajo ka drejtuar një emision të quajtur “Me sytë e Anë”, duke dashur të fshehë kështu emrin e saj të vërtetë.

Balluku tha në “Top Albania Radio”se në ministrinë e saj, ashtu si edhe në ministritë e tjera, janë të punësuara shumë gra.

LEXO EDHE:  Ju hedhin hi syve/ Këto shenja horoskopi nuk janë aspak ashtu si duken

LEXO EDHE:  Pati simptoma të COVID-19/ Del analiza e kreut të Mbrojtjes Civile në Itali

Ndër të tjera ministrja tha se Edi Rama beson që nëse do punë, duhet të mbështetesh tek gratë, e nëse do llafe, tek burrat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ LSI doli forcë e parë vetëm në fshatin e Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Nga Esiona Konomi

Disa skraparlinj i duartrokitën thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të dërguar në shtëpi Ilir Metën. Por bastioni më besnik i Presidentit, nuk e tradhtoi LSI-në.

Edhe pse Nasip Naço, protagonisti kryesor ndër vite i LSI-së në këtë zonë, kandidoi për Partinë Socialiste, sërish në Skrapar partia e Metës apo e Kryemadhit nuk u shpërbë. Rezultati i 25 prillit, tregon se në bashkinë Skrapar, Partia Demokratike është forcë e tretë politike, ndërsa LSI ruan pozitat e subjektit të dytë më të votuar.

Më të palëkundur nga thirrjet e Ramës janë treguar votuesit e Çepanit. Në fshatin ku ka lindur Ilir Meta, LSI është forcë e parë politike, duke tejkaluar partinë Socialiste dhe atë Demokratike, megjithëse, diferenca në vota është e vogël. Por “mbretërimi” i LSI-së mbaron këtu. Përtej Çepanit e Skraparit, bashkitë e tjera ishin një ndëshkim për partinë e Kryemadhit.

Largimi i Nasip Nacos dhe grupit të tij në kampin kundërshtar dhe dërgimi në Skrapar i figurave të reja të LSI-së, i solli kosto të mëdha kësaj partie. Aty ku kishte pasur dy deputetë, Kryemadhi nuk mundi të nxirrte dot asnjë mandat. Edhe pse Ardit Çela e humbi një vend në Parlament me fare pak vota, karrige të cilën e siguroi në kutitë e fundit të votave, Blendi Klosi.

LEXO EDHE:  Shenjat e horoskopit që do të gjejnë dashurinë këtë muaj

LEXO EDHE:  Nuk rrinë dot pa marrëdhënie intime/ Njihuni me 5 shenjat e horoskopit që nuk "durojnë"

REZULTATI NË BASHKINË SKRAPAR
Partia Socialiste e Shqiperise 3547 53.50 %
Levizja Socialiste per Integrim 2174 32.79 %
Partia Demokratike

REZULTATI NË ÇEPAN
Levizja Socialiste per Integrim 164 43.62 %
Partia Socialiste e Shqiperise 157 41.76 %
Partia Demokratike 45 11.97 %

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Çfarë ndodhi në Korçë?/ Policia arreston të plagosurin dhe shokun e tij

Publikuar

-

Nga

Shpërthimi me tritol në Shkodër/ Zbardhen detajet e para

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës u raportua se u vetëplagos me armë zjarri një 33-vjeçar.

Ditën e sotme u arrestua  për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, i vetëplagosuri  dhe shoku i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës, ku u vetëplagos me armë zjarri 33-vjeçari M. R., banues në Korçë, pas veprimeve hetimore të kryera bënë arrestimin në flagrancë të tij dhe shokut të tij shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Të fshehtat e shenjave të tokës/Çfarë nuk dinim për Demin, Virgjëreshën dhe Bricjapin

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 7 janar 2021

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE