LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Politikanët në alarm nga zbulimi i lidhjeve me ish-Sigurimin

2 Shkurt 2019, 08:47, Aktualitet CNA
Politikanët në alarm nga zbulimi i lidhjeve me ish-Sigurimin

Politika shqiptare dhe njerëzit e drejtësisë duket se janë mbërthyer nga paniku i zbulimit të lidhjeve me dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe siç duket po synohet asgjësimi i dosjeve. Autoriteti mbi Informimin për Dosjet e Sigurimit është mbërthyer dje nga zjarri.-raporton gazeta Sot.

Ditën e djeshme një zjarr ka rënë tek godina e AIDSSH,  duke alarmuar Gardën e Republikës dhe stafin e institucionit. Vetë AIDSSH reagoi për mediat, duke thënë se u dogj gjithë rrjeti elektrik, por pa dhënë detaje nëse pati dëme në dokumente. ?Në orët e paradites, rrjeti elektrik i ndërtesës ku zhvillon punën Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit pati probleme serioze, që përfshinë të gjithë sistemin elektrik të ndërtesës. Autoriteti mori masa të menjëhershme për mbrojtje të dokumentacionit dhe shuarjen e zjarrit dhe njoftoi organet e Policisë së Shtetit, shërbimin e fikjes së zjarrit dhe strukturat e Gardës së Republikës, në mjediset e së cilës ndodhet ndërtesa, të cilët bënë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe po vijojnë me procedurat përkatëse. Autoriteti po merr masa të menjëhershme për normalizimin e punës?, tha AIDSSH.

Gazeta Sot pyeti pranë shërbimit zjarrfikës dhe ende është duke u hetuar mbi shkaqet e zjarrvënies, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jetë dhe i qëllimshëm. Por si për ironi zjarri bie në një periudhë kur ka plasur skandali me dosjet e sigurimit. Fillimisht doli në dritë emri i një prokurori, ndërsa kryetarja Gentiana Sula tha se janë zbuluar dhe 30 zyrtarë të lartë. Po ashtu Autoriteti i Dosjeve do të kërkojë ndryshim të ligjit, me qëllim që të shtrihet verifikim dhe në politikë, duke përfshirë kryetarë bashkie e deputetë. Pra zjarri vjen në një kohë kur kambana e alarmit për shumë emra po bie dhe dyshimet janë se mund të ketë dhe nga ata që po tentojnë të asgjësojnë dosjet. Që shumë vite më parë ka pasur tentativa për të eliminuar të dhënat, ndërsa zjarri i rënë dje është mjaft i dyshimtë.

Lajmet e fundit nga