LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paloka paralajmëron Ramën/ Intelektualët janë kundër teje

2 Shkurt 2019, 17:22, Aktualitet CNA
Paloka paralajmëron Ramën/ Intelektualët janë kundër

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka në një postim në rrjetet sociale shkruan se intelektualët më të njohur në Shqipëri janë kundër Ramës.

Sipas Palokës në mbështetje të tij kanë mbetur disa të pafytyrë.

?Edhe Intelektualët më të njohur e më me personalitet të botës shqiptare, tanimë janë pozicionuar kundër tij. Një pjesë sepse e kanë kuptuar se qëndrimi më gjatë i tij në postin e kryeministrit do të ketë pasoja të rënda për vendin dhe shqiptarët e një pjesë sepse kane kuptuar që edhe heshtja në këto momente do të ishte e turpshme.
Ne mbështetje të tij kanë mbetur disa zarbo të pafytyrë që për hir të së vërtetës duke dalë me surratet e tyre në krah të tij , vetëm sa e evidentojnë më shumë faktin se sa e turpshme është sot të jesh në te njëjtin krah me atë të Ramës?,-shkruan Paloka./CNA.al

Lajmet e fundit nga