LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kufijtë e Kosovës/ Ngjela zbulon prapaskenat e Thaçit

2 Shkurt 2019, 18:59, Aktualitet CNA
Kufijtë e Kosovës/ Ngjela zbulon prapaskenat e Thaçit

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizim të  qëndrimeve të ndërkombëtarëve ndaj kufijve të Kosovës dhe aryen e ndryshimit të Hashim Thaçit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se edhe politika amerikane, që dikur ishte pro ndryshimit të kufijve të Kosovës, tashmë ka ndryshuar qëndrim.

?Po politika amerikane?

Ajo deri tani është konstante. Edhe Jhon Bolton, kundërshtari i deklaruar i Kosovës, nga frika e hetimit, tani është tërhequr dhe e detyroi edhe Thaçin që të tërhiqet për Mitrovicën, duke deklaruar se Mitrovica dhe Ujmani, nuk jepen.?-thotë ai.

Më tej, ai shton se figura kryesore kundër politikës ruse në Ballkanin Perëndimor është kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

?Por, faktori kryesor i patriotizmit shqiptar tani është kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Qëndresa e tij do ta mundë përfundimisht politikën ruse në Tiranë dhe në Ballkani Perëndimor.?-vijon Ngjela.

Avokati thekson se teksa Rusia përpiqet të destabilizojë Ballkanin, Gjermania mundohet për të kundërtën, madje sipas tij edhe SHBA ka ndryshuar qëndrim në lidhje me këtë çështje.

?Putini do destabilizimin e Ballkanit. Ky tani është fakt. Kurse Kancelarja gjermane, Merkel, është në avangardën anti Putin, dhe bravo i qoftë, sepse ky është një qëndrim historik.

Kurse politika amerikane duhet të ngrihet në nivelin e duhur, edhe pse presidenti amerikan është me probleme. Ka pasur një dyshim këto ditë në lidhje me angazhimin amerikan kundrejt çështjes së Kosovës, por një gjë është e sigurt në këtë situatë se, të gjithë ata që kërkojnë dhënien e Mitrovicës Serbisë, janë me politikën ruse dhe kundër interesit shqiptar dhe interesit amerikan në Ballkanin Perëndimor.

Tërheqja e Thaçit që u deklarua kundër një mundësie për dhënien e territorit të Mitrovicës, tregon se gjithçka në Uashington po shkon drejt interesit shqiptaro-amerikan në Ballkanin Perëndimor.?-shkruan ndër të tjera Spartak Ngjela./CNA.al

Lajmet e fundit nga