LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Infermierë për Shqipërinë"/ Manastirliu jep lajmin e mirë për ekselentët

2 Shkurt 2019, 15:26, Aktualitet CNA
"Infermierë për Shqipërinë"/ Manastirliu jep

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot se infermierët ekselentë, që do konkurrojnë në portalin ?Infermierë për Shqipërinë?, do hyjnë në test me 10 pikë bonus.

?Duke filluar nga konkursi i muajit Shkurt, infermierët ekselentë që konkurrojnë për një vend pune në portalin ?Infermierë për Shqipërinë? hyjnë në testim me 10 pikë bonus?. ?u shpreh ajo.

Këto deklarata Manastirliu i bëri gjatë një bashkëbisedimit me studentët e fakulteteve të Mjekësisë, të zhvilluar me Kryeministrin Edi Rama, në bibliotekën e rehabilituar, në një nga konviktet e studenteve të Mjekësisë

E pyetur pse studentët ekselentë nuk punësohen direkt nëpërmjet platformës punetembare.al, Manastirliu shpjegoi dallimet mes dy platformave:

?Kush aplikon në portalin infermierepershqiperine.al dhe është me mesatare 9-10, ka 10  pikë bonus në testim, ndërkohë që në portalin punetembare.al shpallen vendet e lira në administratë, jo në shërbim?, tha Manastirliu.

E pyetur në lidhje me praktikat mjekësore, Manastirliu u përgjigj:

?Po investojmë edhe për përmirësimin e  infrastrukturës, në mënyrë që studentët të kryejnë praktikat klinike në klasa dhe laboratorë modernë. Vetëm në spitalin e ri që po ndërtohet në QSUT, shtohen 10 klasa ku studentët mund të kryejnë praktikat mjekësore?, u shpreh Manastirliu.

Ministrja deklaroi se, në kuadër të paktit për universitetin, po vijojnë takimet me studentë dhe pedagogë, duke adresuar problematikat që shtrohen. Një prej tyre është marrja e licensës në afat më të shkurtër për studentët që diplomohen, gjë e cila po adresohet për zgjidhje, në kuadër të angazhimit që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë për të patronazhuar Universitetin e Mjekësisë.

Lajmet e fundit nga