Aktualitet
Gjykata e la të lirë/ Sekuestrohen pronat e “kumbarit” të Shkodrës

Biznesmenit Bardhok Pllanaj, njohur ndryshe si “kumbari” i Shkodrës, i janë sekuestruar të tjera prona.
44-vjeçarit i janë vendosur në sekuestro një sipërfaqe e madhe toke dhe dy makina, prona të cilat dyshohet se janë përfituar nga falsifikimi dokumenteve dhe korrupsioni raporton Report TV.
Kujtojmë që gjatë muajit dhjetor të 2018-ës, Pllanajt iu sekuestrua një pallat 10-katësh në lagjen “Rus” me vlerën e 2 milionë eurove.
Dyshohet se kjo ndërtesë është ngritur me para të paligjshme dhe shtohet se ndërtesa ishte pa leje.
Para katër vitesh biznesmeni kërkohej nga policia si i dyshuar për trafikim të një lënde të konsiderueshme lënde narkotike drejt Italisë.
Pas arrestimit në dhjetor të vitit të kaluar, 44-vjeçari nga Shkodra qëndroi vetëm pak ditë në burg, pasi gjykata e ndryshoi masën e sigurisë dhe e la në detyrim paraqitje pas problemeve në zemër.
Pronat e sekuestruara
- Pasuri të paluajtshme:
1) Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 20 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3704
2) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 46,8 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
3) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
4) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
5) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 943,7 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
6) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 1255,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200, fituar sipas lejes së legalizimit nr. 92580, datë 21.01.2015.
7) Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 548,65 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
8) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 103 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
9) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
10) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
11) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
12) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
13) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 317,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
14) Pasuria ndodhur në Dobraç, Njësi 198,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3204
15) Pasuria ndodhur në Dobraç, truall 922 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator sipas ref.3213 (kontratë këmbimi nr. 499/259, datë 12.02.2015 (mbi këtë truall pozicionohet objekti i legalizuar sipas ref.3200)
16) Pasuria ndodhur në Guci e Re, tokë arë 620 m2 në pronësi të Bardhok Planaj.
17) Pasuria ndodhur në Pulaj-Plazh, truall 8675 m2 në pronësi të Bardhok Planaj sipas ref.2087
- Pasuritë e luajtshme
1) Automjet Toyota Hilux në pronësi të shtetasit Bardhok Planaj
2) Automjet Volksvagen Golf.
3) Automjet BMW.