LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Është muza ime!” Këngëtari i njohur shqiptar zbulon lidhjen me Marsela Çibukajn

2 Shkurt 2019, 10:40, Lifestyle CNA
“Është muza ime!” Këngëtari i njohur shqiptar

Këngëtari i njohur shqiptar Vitmar Basha ka rrëfyer për herë të parë se është në një lidhje me Marsela Çibukajn.

Në një intervistë për emisionin ?Lart e poshtë? ndër të tjera ai pranoi se motivi i tij për albumin e ri është pikërisht ajo. Ai theksoi se Çibukaj ka qenë shtysa kryesore e gjithçkaje dhe e ka quajtur këngëtaren, të cilën e quan muzë të tij.

Vitmar shtoi gjithashtu se albumi i nxjerrë së fundmi është një dedikim për Marselën, duke qenë se muzika është ajo çfarë e ka bashkuar dyshen.

Basha tha se këtë projekt do ta vazhdojë dhe në qytete të tjera, duke promovuar më tepër albumin e tij.

Artisti i njohur ka jetuar në Itali për 15 vite, por në vitin 2009 u kthye sërish në Shqipëri për t?i dhuruar publikut shqiptar muzikë të mirë. Ndër vite ai ka prodhuar hite mjaft të pëlqyera që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.

Lajmet e fundit nga