LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë/ Ngjela zbulon kush do shpallet “non grata” nga Amerika

2 Shkurt 2019, 08:08, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë/ Ngjela zbulon kush do shpallet “non grata”

Avokati i njohur, Spartak Ngjela vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të klasës aktuale politike në vend, ndërkohë ka reaguar edhe në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama, dy ditë më parë në parlament.

Sipas avokatit Spartak Ngjela, Amerika do të shpallë non grata të gjithë ata që vazhdimisht sulmojnë reformën në drejtësi.

Gjatë një prononcimi për gazetën ?SOT?, Ngjela deklaroi se amerikanët i kanë gati letrat për përfaqësuesit e politikës tonë dhe nëse këta të fundit bëhen pengesë për zbatimin e reformës, SHBA do të hedhë hapin e fundit.

?Unë kam një bindje të brendshme nëse këta do të vazhdojnë të dalin hapur kundër reformës në drejtësi do t?i nxjerrin non grata në Amerikë të gjithë. Rama dje siç duket këtë kishte që ka folur. Mbase e kanë kërcënuar edhe Ramën dhe kushedi se çfarë i kanë thënë. Unë e di që në rast se ata do të bien ndesh me reformën në drejtësi, për këtë jam i sigurt, politika amerikane do të hapë letrat sepse nuk ka rrugë tjetër. Kur e morën Saliun dhe e futën në çadër që erdhi Brian Yee këtu, mendon se nuk i nxorën letrat? Patjetër që i nxorën letrat. Këta çfarë presin? Mos duan që t?ua nxjerrin në publik letrat që tu thonë po pengoni reformën në drejtësi? Kështu që po frenuan reformën, të gjithë non grata do të shpallen dhe amerikanët do të nxjerrin letrat. Nuk je i dëshirueshëm për ta nëse pengon reformën?, tha Spartak Ngjela.

Lajmet e fundit nga