LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashuri Instagram-i! Sot janë të martuar dhe me fëmijë por dashuria e tyre reale lindi në rrjete sociale!

2 Shkurt 2019, 09:10, Aktualitet CNA
Dashuri Instagram-i! Sot janë të martuar dhe me fëmijë por

I kemi parë prej vitesh bashkë por shumë pak njerëz e dinë se si janë dashuruar në të vërtetë  Getoar Selimi me Marina Vjollcën apo Mozzik me Loredana Zefin. Dikush ka menduar se janë takuar rastësisht në televizion apo në ndonjë nga koncertet që mund të kenë zhvilluar protagonistët, por jo! E vërteta qëndron shumë ndryshe nga sa e keni imagjinuar të gjithë. Edhe pse gjithnjë i kemi menduar se dashuritë e të famshmëve ngjajnë shumë me emocionet e telenovelave apo të filmave romantikë, kemi zbuluar se në fakt ata janë shumë po shumë të ngjashëm me ne.

Siç mund ta kuptoni, sot të rinjtë kryesisht e njohin njëri-tjetrit përmes rrjeteve sociale. Mjafton një foto në Instagram apo Facebook për të tërhequr vëmendjen, një ?like? rastësor, një ftesë miqësie dhe ja ku dashur padashur bëhen bashkë dy zemra, njësoj siç ka ndodhur dhe me çiftet e njohura.

Marina Vjollca dhe  Getoar Selimi 

Marina rrëfeu pak kohë më parë se si e ka njohur bashkëshortin e saj, reperin  e njohur Getoar Selimi.

?Në fillim kemi pasur kontakte nga puna por nuk jemi njohur aty si Marina dhe Geti. Kontakti jonë filloi nëpërmjet Instagramit. Geti më shkruante mua në fillim, më shihte në emision dhe më dërgonte foto ku ishte duke më parë derisa erdhi një moment dhe më tha: Duhet të takohem me ty. Përgjigja ime ishte: Pse duhet të takohem me ty? S?na lidh asgjë. Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë?, ? tha moderatorja në ?Xing?.

Ndërsa Geti i ishte përgjigjur: ?Ne të dy mund të bëjmë shumë gjëra bashkë (dhe një emoji duke shkelur syrin)?.

?Nga ai moment nuk i ktheva më përgjigje. Thashë ky nuk qenka mirë, paska të tjera qëllime me mua?. -shtoi Marina.

Më pas reperi i kishte shkruar sërish:

?Hë mi ti pse s?kthen përgjigje? T?ka ngel hatri??.

?Jo, jo por jam shumë e zënë me punë?, ? ja kishte kthyer Marina.

?Tani do vij në Tiranë dhe sapo të vij do të marr në telefon të takohemi për kafe?, ? i kishte shkruajtur Getoari.

?Geti vjen në Tiranë dhe poston foto që ishte në Tiranë. Unë ndërkohë e pashë në Instagram dhe urgjent postova foto që jam në punë që mos ta takoja dhe kur të më shkruante t?i thoja jam në punë. Dhe postoja foto nga puna tërë kohën.?, ? tregoi Marina. ?Kaloi 1 ditë, kaluan 2 ditë, s?mori më. Më pas më shkruajti prapë:

?Sapo të vij në Tiranë do të të takoj? ? dhe unë përsëri të njëjtën gjë. Derisa kaloi shumë kohë dhe më vonë u takuam dhe u dashuruam?, ? përfundoi moderatorja.

Loredana Zefi dhe Mozzik 

 

Një tjetër histori që ka nisur nga Instagram-i është edhe ajo mes Loredana Zefit dhe reperit Mozzik.

Vetëm pak orë më parë ata publikuan bashkëpunimin e tyre?Romeo & Juliet? ku çifti këndon për dashurinë  dhe për mënyrën sesi nisi romanca mes tyre. Mjaftojnë këto vargje për të kuptuar se gjithçka ka nisur nga një follow në Instagram.

?T?kom drogë, t?kom ven

Me ty u nis gjithcka ni follow n?Instagram

T?shkrujta, t?shkrujta dhe? s?e lujta

Erdha n?dhomë tone edhe vujta?

Dhe ja ku krijohet e gjithë historia mes tyre; ai një reper me famë, ajo një vajzë e zakonshme. Ndiqen në rrjete sociale, ai e pëlqen. Dhe ja ku bionden bukuroshe e pamë për herë të parë në klipin ?Kuks? e më vonë në postimet plot dashuri e çmenduri të Mozzik-ut. Loredana dhe Mozzik ranë në dashuri, ajo ishte fanse e muzikës së tij, publikonte shpesh video duke interpretuar gjithë qejf këngët e të dashurit të saj deri sa më në fund patën bashkëpunimin e tyre të parë, këtë herë reponin të dy. Ata kanë qenë shumë të hapur dhe e kanë treguar përmes këngëve që në lidhjen e tyre ka patur edhe momente të vështira.

?Madam? zbuloi një tjetër detaj: që jeta personale nuk ishte në ujërat më të mira të mundshme. Në këtë këngë, Mozzik fliste për tradhëtinë që i kishte bërë të dashurës së tij, Loredanës; zënkat, gabimet që ajo nga dashuria ia kishte falur dhe të gjitha këto përmblidheshin vetëm në një fjalë: e dashura e tij është një Madam e vërtetë!

E teksa mendon për historinë e tyre dhe gjithë gjërat që Mozzik rrëfen në këngë, (se chat-onte me vajza të tjera dhe këtë gjë e ka bërë disa herë) dhe fakti që Loredana ia ka falur të gjitha, kupton se pavarësisht gjithçkaje në dashuri gjërat falen, gjithmonë nëse dashuria është aq e madhe sa ajo e këtyre të dyve. Sot ata janë prindër, duhen shumë dhe ta mendosh që gjithçka nisi nga një follow në Instagram.

Lajmet e fundit nga