Connect with Us

Çudit Rama/ Po punojmë për fëmijën e dytë

Aktualitet

Çudit Rama/ Po punojmë për fëmijën e dytë

Publikuar

-

Rama-takim-me-studentet-tek-konviktet-e-Mjekesise-

Kryeministri Rama po zhvillon sot një takim me një grup studentësh, në konviktet e Mjekësisë.

I vënë me shpatulla pas muri nga një ndër studentet, e cila theksoi kushtet skandaloze të konvikteve, si lagështira, myku etj, siç bën në shumë raste kreu i qeverisë ka tentuar ta kalojë nëpërmjet batutave.

Rama e pyeti studenten, se sa fëmijë janë në familjen e saj, dhe ndërsa ajo tha se janë katër fëmijë, kreu i qeverisë e pyet, “Të gjithë njëkohësisht jeni bërë apo një nga një”?

LEXO EDHE:  Video- Standardi i kandidatëve të Ramës/ Njëri trafikant droge e përdhunues, tjetri në listën e zezë të SHBA

Më tej, Rama për tu justifikuar para studentëve tha se nuk bëhen të gjitha njëkohësisht, dhe sërish duke vijuar batutat e tij, tha “Kemi bërë ‘fëmijën’ e parë, dhe po punojmë për të dytin”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Vatra” nderon Dritan Demirajn me “Medaljen a Artë të Lirisë”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj është nderuar nga Federata Panshqiptare “Vatra” me “Medaljen a Artë të Lirisë”.

Lajmi është bërë I ditur nga vetë Demiraj, I cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan se vlera e kësaj decorate për të është e veçantë, për shkak se iu dorëzua, sikurse cilëson ai, në ditën më të shquar të Shqiptarëve, Ditën e Flamurit dhe te Pavarësisë së Kombit Shqiptar.

Të nderuar miq!

Kam kenaqesinë dhe privilegjin të ndaj me Ju një moment tjetër të rëndësishëm të jetës time.

Me rastin e ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, Federata Panshqiptare “Vatra” me dekoroi me “Medaljen a Artë të Lirisë” me motivationin:

“Për kontribut të jashtezakonshëm në sherbim të Atdheut, si strateg ushtarak i lartë, si drejtues i spikatur në misionet luftarake, si përfaqesues i shquar i Shqipërisë në koalicionin e luftës kundër terrorizmit global, për kontributin akademik dhe si ekspert i sigurisë kombëtare”.

Gjate karrieres sime të gjatë ushtarake, akademike, sportive dhe modeste në politikë kam marre vleresime, medalje dhe dekorata të shumta, por vlera e kësaj dekorate është e ndryshme për dy arsye:



LEXO EDHE:  “Po shkojmë drejt së panjohurës”/ Gjekmarkaj bën paralajmërimin e frikshëm

LEXO EDHE:  Video- Standardi i kandidatëve të Ramës/ Njëri trafikant droge e përdhunues, tjetri në listën e zezë të SHBA

Së pari për shkak se mu dorëzua në ditën më të shquar të Shqiptareve, Ditën e Flamurit dhe te Pavarësisë së Kombit Shqiptar.

Së dyti sepse vleresimi mu dha nga Federata Panshqiptare “Vatra” institucioni me i vjetër, dinjitoz, patriotik, demokratik, intelektual dhe kombëtar në disaporë, SHBA dhe jo vetëm.

Me këtë rast dëshiroj ti shpreh mirenjohjen më të thellë kryetarit te Vatres z. Elmi Berisha, presidentit te nderit z. Agim Rexha dhe z. Alfons Grishaj.

Padyshim qe kenaqesine e mbremjes e shtoi edhe prezenca e kolonel Edmond Dodes, mikut tim Mondi Rakaj dhe Mersin Gjinit.

Zoti i bekofte gjithe Shqiptaret kudo në bote.”-shkruan Demiraj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkrumbohen banesat në Shtyllë të Korçës/ Zbardhen dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy banesa janë djegur në fshatin Shtyllë të Korcës, pas një zjarri që ka prekur një nga godinat e fshatit. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Njoftimi i policisë:



Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku“./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunoi bashkëshorten/ Arrestohet 28 vjeçari në Pogradec

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një 28 vjeçar me iniciale A.XH është arrestuar nga Policia pasi ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K. Xh, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Udënisht të Pogradecit.

Njoftimi nga policia:



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit në kërkim A. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases K. Xh., 26 vjeçe”./CNA.al

LEXO TE PLOTE