LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Blogerja rrëfen bashkëjetesën me Getoarin dhe Kastron: "Çfarë mbante reperi tek..."

2 Shkurt 2019, 10:40, Lifestyle CNA
Blogerja rrëfen bashkëjetesën me Getoarin dhe Kastron:

A e dinit që gazetarja Zhaklin Lekatari, këngëtari Kastro Zizo dhe reperi Getoar Selimi janë miq të vjetër?

Zhaklin, e cila ka dhe një blog ku trajton temat mbi seksin, ka rrëfyer për herë të parë marrëdhënien e saj të miqësisë me Kastro Zizon dhe Getoar Selimin në emisionin Late Night Show në Ora News.

Ajo rrëfeu se të tre u njohën në Kosovë dhe krijuan miqësi të mirë dhe madje edhe qëndronin në një shtëpi të tre.

Kastro Zizo zbuloi gjatë bisedës se në atë kohë pinte shumë, ndërsa sa i përket Getoarit, për të thotë se ishte super guzhinier, madje kishte një sirtar plot me ushqime të mira.

Zhaklin Lekatari: Historia është që unë dhe Kastro jemi miq shumë të mirë prej shumë vitesh. Sidomos në kohën kur unë jetoja në Kosovë.

Kastro Zizo: Kur jetoja edhe unë në Kosovë. Kosova është kështu, kur ke shumë probleme dhe për të pasur më shumë probleme shkon atje.  Kemi qenë një trio, unë Getroari dhe Zhaklin që nuk kishim lidhje me njëri-tjetrin, por na lidhnin parimet mbi jetën.

Zhaklin Lekatari:  Por jemi edhe miq ne të tre.

Kastro Zizo: Ke pirë ndonjëherë hashash?

Zhaklin Lekatari: Jo nuk kam pirë.

Kastro Zizo: Po ca bënim ne të tre me Getin mi?

Zhaklin Lekatari: Asgjë, dëgjonim muzikë, shihnim filma, gatuam ndonjë gjë, se Geti ishte kuzhinier. Ka pasur sirtarin e tretë vetëm me gjëra të mira për të ngrënë.

Kastro Zizo: Jemi kënaqur, unë pija shumë në atë kohë.

Zhaklin Lekatari: Unë vija hekurosja tek shpia jote!

Lajmet e fundit nga