LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

10 aktorët më "terheqës" të Turqisë!

2 Shkurt 2019, 20:00, Aktualitet CNA

Kur vjen puna te kultura, ose më saktë kinematografia turke, ne e dimë shumë mirë se për çfarë ju pëlqen të flisni në veçanti. Për pak Kivanç apo Burak (pse Kenan- i dhe Tolgahan- i jo?)!

Kështu le ta marrim shtruar e të flasim gjerë e gjatë për 10 aktorët më seksi të Turqisë. Fillojmë me të egrin por të virtytshmin Kenan.

 

Kenan Imirzalioglu lindi më 18 qershor 1974 në Bala, Ankara, Turqi. (Është 45 vjeç dhe shenja e Binjakëve). U diplomua për Matematikë, ka punuar në Stamboll si model në një agjenci, për t?u shpallur më vonë në 1997- n Model of the World (Modeli i botës).

Ndonëse pati marrë disa role në filma dhe televizion, Kenan- i shkëlqeu me pjesëmarrjen në ?Ezel? (2009).

Lista pasohet nga i bekuari Kivanç.

Kivanç… plotësojani ju mbiemrin në kor: Tatlituggg lindi më 27 tetor 1983 (Akrep dhe 36 vjeç). Artisti ka marrë dy çmime ?Golden Butterfly? si Aktori më i mirë.

Po kështu është shpallur Modeli më i Mirë i Turqisë dhe i Botës (2002).

Kalojmë te intriguesi Burak

Burak Özçivit lindi në Stamboll më 24 dhjetor 1984 (35 vjeç dhe shenja e Bricjapit). Në 2005- n u zgjodh modeli i dytë më i mirë në botë dhe sikur të mos mjaftonte kjo është diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti Marmara. Rrugëtimi i tij i sukseshëm në kinematografi nisi veçanërisht me Musallat (Dashuri e pamundur).

Është i martuar me Fahriye Evcen por nejse.

Hidhemi te i ëmbli Çagatay Ulusoy

Lindi në Stamboll më 23 shtator 1990 (29 vjeç dhe shenja e Peshores), nga një nënë boshnjake dhe baba turk i cili emigroi nga Bullgaria. Filloi karrierën si model në moshën 19- vjeçare, në 2010- n triumfoi në ?Modeli më i mirë i Turqisë? dhe në 2010- n nisi karrierën kinematografike.

Shkurt i thërrasin Sarpi!

Vazhdojmë me flirtuesin Halit

Halit Ergenç lindi më 30 prill 1970 (49 vjeç dhe shenja e Demit) në Stamboll.

Është i njohur për rolet në ?Makinat e Revolucionit? (2008), “Ati dhe Biri im” (2005) dhe “Me dashuri, Bitter- i” (2009). Që prej 2009- s është i martuar me Bergüzar Korel dhe kanë një fëmijë.

Lista pasohet nga një tjetër Burak

Burak Hakki lindi më 23 maj 1972 (47 vjeç dhe shenja e Binjakëve) në Stamboll. Është i martuar me Sema Simsek- in që prej 2001- it dhe njihet veçanërisht për pjesëmarrjen në Ertugrul (2014), ndonëse karriera e tij nisi që në vitet 2000.

Edhe Burak- u numëron vite të tëra modeling, ku në 1994 u shpall Modeli më i ri i Truqisë. Gjatë kohës së universitetit luajti edhe për skudarën “Nasa?” të basketbollit në ligën turke. Aktori ka një përzierje interesante mes origjinës turke (nëna) dhe greke (babai).

vazhdon me Engin- in


7. Engin Akyürek lindi më 12 tetor 1981 (38 vjeç dhe Peshore) në Ankara dhe është diplomuar për Histori.

Në 2006- n luajti në ?Kader? ku me rolin e Cevat- it fitoi çmimin e kinemasë moderne.

Tre të fundit por jo më pak të pashmit janë:

8. Mehmet Akif Alakurt- lindi më 23 korrik 1979, Stamboll (40 vjeç dhe Luan). Jeta e tij mori një kthesë të suksesshme me interpretimin në ?Sila? (2006).


9. Tolgahan Sayisman- lindi më 17 dhjetor 1981, Stamboll (38 vjeç dhe Shigjetar). Është 1.82 m i gjatë, ka mbaruar universitein për administrim dhe sporti i tij i preferuar është futbolli. E dimmmëë, është edhe burri i Almeda Abazit.


10. Ibrahim Celikkol- lindi më 14 shkurt 1982 (37 vjeç dhe shenja e Ujorit). Origjina e tij është një përzierje interesante mes gjeneve greke dhe arabe. Shiheni vetë!

Lajmet e fundit nga