LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet/ KQZ publikon projekt-vendimet e rëndësishme

1 Shkurt 2019, 14:11, Aktualitet CNA
Zgjedhjet/ KQZ publikon projekt-vendimet e rëndësishme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar një mbledhje ku ka shqyrtuar dhe miratuar disa projekt-vendime.

Në një njoftim për mediat, KQZ bën me dije se në këtë mbledhje është diskutuar për miratimin e strategjisë së trajnimit të komisionerëve, për edukimin zgjedhor të shtetasve dhe caktimin e partive politike që do prezantojë anëtarët e KZAZ-ve

?-      ?Për miratimin e strategjisë së trajnimit të komisionerëve zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019??.

–        ?Për miratimin e  strategjisë për edukimin zgjedhor të shtetasve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019?.

–        ?Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019?.?-thuhet në reagim.

Më tej, ka vendosur se cilat do jenë partitë që do propozojnë anëtarët e KZAZ-ve dhe sa anëtarë do ketë secila prej tyre.

?KQZ vendosi të caktojë partitë politike që do të propozojnë anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), që do të ngrihen dhe funksionojnë për zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019, si më poshtë:

1)      Tre anëtarë propozohen nga Partia Socialiste e Shqipërisë;

2)      Dy anëtarë propozohen nga Partia Demokrratike e Shqipërisë;

3)      Një anëtar propozohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim;

4)      Anëtari i shtatë i KZAZ-ve do të propozohet në përputhje me rezultatet e shortit të hedhur në KQZ, ndërmjet Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë.?-shkruhet në njoftim.

Në reagimin e KQZ theksohen edhe aftët kur këto parti duhet të paraqesin kandidaturat si dhe vendimet që mori.

?Partitë politike të sipërcituara, duhet të paraqesin kandidaturat për anëtarë të KZAZ-ve jo më vonë se data 18.03.2019.

–        ?Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partive që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019?.

KQZ vendosi të miratojë rezultatin e shortit të hedhur në mbledhjen e KQZ-së, sipas të cilit;

1)      Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.

2)      Partia Demokratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek.

–        ?Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 2, datë 29.01.2013? Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve ?.

–        ?Për miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019?.

–        ?Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga lista shumemërore për këshillat bashkiak,  në zbatim të ligjit nr.138/2015 ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?.

Njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave, për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore për plotësimin e vendeve vakant në këshillin bashkiak:

–        Qarku Vlorë, Bashkia Konispol, z. Erlin Avdi.

–        Qarku Gjirokastër, Bashkia Këlcyrë, z. Klaudio Qëndro.?-shkruhet në këtë njoftim./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga