Connect with Us

Xheni Çuni dhe mrekullia e artit përtej syve

Kultura

Xheni Çuni dhe mrekullia e artit përtej syve

Publikuar

-

Xheni Çuni

Në diasporë jetojnë dhe veprojnë një numër i madh shqiptarësh, që merren me art, kulturë dhe të tjera veprimtari të ngjashme, duke përfaqësuar së pari vetveten, talentin dhe aftësitë intelektuale, artistike e krijuese, por gjithashtu duke na bërë krenarë edhe si komb në tërësi. Një nga këta është edhe Xheni Çuni, një fotografe dhe artiste e mirëfilltë nga Dyseldorfi i Gjermanisë, e cila përkundër moshës së re, ka një bagazh të pasur me vepra pas shpine, por edhe premton krijimtari të përkryer për të ardhmen.

Xheni është në përfundim të studimeve për art dhe film pranë Akademisë së Arteve në Dyseldorf të Gjermanisë, nga ku kanë dalë një numër i madh artistësh me famë botërore. Me këtë rast, në datat 6-10 shkurt 2019, ajo prezanton projektin e saj të radhës “Përtej syve” (titulli nw origjinal: Beyond eyes), një ekspozitë pak më ndryshe. Tema dhe fotografitë e saj këtu shfaqin njerëzit që kanë humbur shikimin, pra të verbërit që bëjnë art, megjithëse nuk e shohin artin e tyre me sytë e tyre. Pikërisht kjo është edhe ideja dhe mrekullia e artit, dmth. ai përjetohet në shpirt, buron nga brendia e shikohet me sytë e zemrës. Ky projekt paraqet artistët e verbër përmes fotografive dhe pamjeve filmike. Më tutje, sqarojnë artistët se si ata krijojnë dhe ushtrojnë artin e tyre. Mungesa e shikimit aspak nuk është ndonjë pengesë për të bërë art dhe për t’i dhënë lirinë imagjinatës, abstraksionit dhe shpalosjes së ndjenjave përmes pikturës, ngjyrave dhe brushës. Këta njerëz shfrytëzojnë burime të tjera gjatë realizimit të artit të tyre si: dëgjimin, tingëllimën, nuhatjen, shijen, aromën etj, duke i kombinuar me intuitën, ndjenjën dhe kujtimet.

Xheni Çuni është një fotografe, puna e të cilës fokusohet në tema që lidhen me artin vizual, njerëzit dhe bukurinë natyrore. Ajo ka ekspozuar punën e saj në Akademinë e Arteve të qytetit të Dyseldorfit, Gjermani, dhe gjithashtu në qytete të ndryshme të Gjermanisë dhe në mbarë botën. Përveç kësaj, në vitin 2011 ajo mori një çmim në Awards Worldwide Photography Gala. Xheni e konsideron fotografinë një perceptim vizual të njerëzve dhe historisë së tyre. Për shkak të procesit të globalizimit në vazhdim, multikulturalizmi është një gjë e zakonshme në prodhimin e artit. Ajo percepton individët si përmes objektivit të kamerës së saj, ashtu edhe prej përvojës së saj multikulturore. Fotot e saj tregojnë historinë e njerëzve, bukurinë e tyre të brendshme dhe i ndihmojnë ata të zbulojnë veten në një mënyrë të re.

Xheni është prezantuar në disa ekspozita në Shqipëri, Kosovë, Turqi, Gjermani, Australi etj, dhe ka marrë disa çmime për punën dhe artin e saj.

Ekspozita do të jetë e hapur nga 6-10 shkurt 2019, nga ora 10-20, në KUNSTAKADEMIE DÜSSELDORF, adresa: Eiskellerstraße 1, 40213 Düsseldorf, RAUM 112.

Për më shumë informata mund të vizitohet webfaqja e artistes në adresën: www.xheni.com.

Xhenit i urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese të mëtutjeshme!/

Shkruan: Besim Xhelili/  Vjenë, 1 shkurt 2019

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Akademia suedeze mbron vendimin për Nobelin ndaj Peter Handkes

Publikuar

-

Nga

Akademia Suedeze i doli në mbrojtje vendimin e saj për t’i dhënë çmimin Nobel për letërsinë për vitin 2019, shkrimtarin austriak Peter Handke. Sipas Akademisë ai ka bërë komente provokuese, por nuk ka mbështetur gjakderdhjen. Vendimi për t’i dhënë zotit Handke çmimin është pritur me kritika, përfshirë këtu edhe nga të mbijetuarit e masakrës së Srebrenicës të vitit 1995 të cilët kanë bërë thirrje që akademia të anulojë vendimin e shpallur javën e kaluar.

Në vitin 2006 zoti Handke kishte mbajtur një fjalim në funeralin e udhëheqësit të ndjerë serb Slobodan Milosevic, i cili vdiq në paraburgim në pritje të procesit gjyqësor në gjykatën e OKB-së për krimet e luftës në Hagë, lidhur me rolin e tij në luftërat në Ballkan në vitet 1990.

Peter Handke kishet shprehur gjithashtu mbështetje për udhëheqësit serbë të Bosnjës Radovan Karadzic dhe Ratko Mladic, të cilët u dënuan për genocid si dhe vrasje të më shumë se 8 mijë burrave e djemve myslimanë në eklavën e Srebrenicës të mbrojtur nga OKB.

Në një artikull të botuar të enjten në të përditshmen suedeze

“Dagens Nyheter”, drejtuesi i Akademisë Suedeze Mats Malm pranoi se zoti Handke kishte bërë “komente provokuese, të papërshtatshme e të paqarta”.

Por ai tha se autori i “The Goalie’s Anxiety at the Penalty Kick” dhe “Slow Homecoming ” nuk ka mbështetur gjakderdhjen dhe se e kishte dënuar qartë masakrën e Srebrenicës.

Akademia nuk ka gjetur asgjë në shkrimet e tij që përbën një sulm ndaj shoqërisë ose ndaj respektimit të barazisë së të gjithë njerëzve”, ka shkruar zoti Malm.

Akademia citonte një artikull të viti 2006 në gjermanisht të botuar në gazetën “Suddeutsche Zeitung” në të cilën Peter Handke shkruante se Masakra e Srebrenicës ishte krimi më i rëndë kundër njerëzimit që Evropa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në vitin 2018 Akademia u detyrua të shtyjë dhënien e çmimit për letërsinë pas një skandali që çoi në dënimin për përdhunim të bashkëshortit të një prej anëtareve të Akademisë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka akuzuar Akademinë për “zhvleftësimin e çmimit” duke ia dhënë atë Peter Handkes

dhe “duke bërë një skandal tjetër që do ta dëmtojë reputacionin e Akademisë për dekadat e ardhshme”, siç shkruante ai.

Vendimi i Akademisë është kritikuar gjerësisht në Shqipëri dhe Kosovë ku rreth 10 mijë shqiptarë janë vrarë si dhe rreth 1 milion u detyruan të largohen gjatë luftës së vitive 1998-99 zhvilluar nga forcat e Millosheviçit.

Munira Subasic, presidente e shoqatës Nënat e Srebrenicës

e cila përfaqëson të mbijetuarit e masakrës së 1995-s, i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se vendimi i Akademisë Suedeze ishte “i turpshëm”./VOA

LEXO TE PLOTE

Kultura

Ismail Kadare nderohet me çmimin “Nobeli Amerikan”

Publikuar

-

Nga

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt, që njihet edhe si Nobeli Amerikan.

Ky është një çmim 50,000 dollarë amerikanë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu.

Ismail Kadare është një nga zërat më të rëndësishëm në letërsinë botërore sot.

I lindur në Shqipëri në vitin 1936, nisi botimin e poezisë dhe fiksionit në vitet 1960 kur Shqipëria ishte nën një regjim totalitar.

Novela e tij e parë e madhe janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) dhe “Kronikë në Gur” (1971). Për të vijuar më pas me: “Pallati i ëndrrave”, “Prill i thyer”, “Dosja  H” etj. Proza e Kadaresë vlerësohet për poezinë dhe eksplorimin e saj të pashembullt. Puna e  Kadaresë është një testament monumental për vëzhgimin e tij se si “shkrimtari është armiku natyror i diktaturës”.

Romanet e tij janë përkthyer në dyzet e pesë gjuhë. Në 2005 ai u nderua me çmimin inaugurues të “Man Booker International” dhe më pas i “Princit të Asturias” (2009) etj.

LEXO TE PLOTE

Kultura

17 vite larg Shqipërisë/ Ja çfarë ka ndodhur me jetën e Pavlina dhe Pirro Manit në Amerikë

Publikuar

-

Nga

Aktorja e njohur Pavlina Mani dhe bashkëshorti i saj regjisori Pirro Mani janë zhvendosur në SHBA prej 17 vitesh.

Prej vitesh nuk kemi dëgjuar për ta pasi janë shkëputur nga skena dhe Shqipëria. Gazetari Dalip Greca së fundi ka vizituar dy personazhet e njohura në shtëpinë e tyre dhe këtë e ka ndarë me ndjekësit e tij duke postuar disa foto.

“Sot paradite së bashku me Veiz Belliun, ishim mysafirë të mirëpritur tek miqtë tanë të mirë, artistët e shquar Pirro Mani dhe Pavlina Mani, që jetojnë në Harrison, Neë York. Na pritën siç dinë ata, me bujari dhe ngrohtësi. biseduam për më shumë se dy orë për artin, historinë, skenën, fare pak politikën, nuk ia vlen të humbësh kohë me të. Pavlina ndërkohë e shtroi tavolinën që në krye të herës. Faleminderit miq!” shkruan Greca. Fotot e aktores dhe regjisorit mund t’i shihni në galerinë e mësipërme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE