LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Taksa ndaj Serbisë/ Thaçi zbulon telefonatën me Mogherinin

1 Shkurt 2019, 19:46, Aktualitet CNA
Taksa ndaj Serbisë/ Thaçi zbulon telefonatën me Mogherinin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një postim në rrjetet sociale ka bërë publike telefonatën e tij me komisioneren e Lartë të BE Federica Mogherini shë ka diskutuar rreth ngjarjeve të fundit politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Thaçit të gjithë pajtohen se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

?Të gjithë pajtohemi se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo është edhe arsyeja thelbësore pse Kosova ka qenë gjithmonë konstruktive dhe nuk ka ikur nga dialogu. Përvoja e deritashme e Kosovës me negociata është pozitive, duke filluar nga Rambujeja, Vjena, por edhe Brukseli. Dialogu ekzistues për normalizim i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian vërtet është zgjatur shumë, por tani kemi një momentum që nuk duhet humbur për ta përfunduar. Dialogu gjithmonë ka qenë i pakushtëzuar nga cilado palë. Ky ka qenë dhe duhet të mbetet ende parimi udhëheqës. Prandaj, është krejtësisht e papranueshme që Serbia e ka kushtëzuar vazhdimin e tij, duke përdorur si pretekst vendosjen e taksës ndaj produkteve të saj. Pikërisht për t?u ankuar kundër kësaj qasjeje destruktive të Serbisë?,-shkruan Thaçi.

Më tej Thaçi zbuloi bisedën e tij me Mogherinin dhe sipas tij ajo shfaqej qartë që dialogu duhet të vazhdojë nga të dyja palët.

?Sot bisedova përmes telefonit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Me këtë rast shpreha shqetësimin tonë për kushtëzimet e paarsyeshme të Serbisë, të cilat pamundësojnë vazhdimin e dialogut. Por, përkundër mirëkuptimit nga ana e saj, mesazhi ishte i qartë: ?Dialogu duhet të vazhdojë dhe të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme që pengojnë vazhdimin e tij?. Prandaj, pavarësisht se mund të duket e padrejtë, ne duhet të tregohemi sërish pragmatikë dhe t?i respektojmë këshillat e BE-së dhe të SHBA-së. Qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së është i qartë dhe nuk lë vend për interpretime të lira. Duhet ta heqim menjëherë pretekstin që po e shfrytëzon Serbia për bllokimin e dialogut. Ky veprim demonstron përkushtimin tonë për marrëveshje paqësore dhe për më tepër, ruan dhe forcon aleancën tonë me BE-në, NATO-n dhe në mënyrë të veçantë me SHBA-në?,-shkruan më tej Presidenti i Kosovës./CNA.al

Lajmet e fundit nga