LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stine bëri publike ndarjen në Instagram! Ish-partnerja e tij thyen heshtjen

1 Shkurt 2019, 12:10, Lifestyle CNA
Stine bëri publike ndarjen në Instagram! Ish-partnerja e tij thyen

Këngëtari Stine në fund të vitit të kaluar bëri publike ndarjen e tij me partneren Graciela Pashaj me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur Estia.

Stine i bëri një dedikim ?lamtumire? Gracielës, para gjithë ndjekësve në Instagram duke e falenderuar ndër të tjera për vështirësitë dhe momentet e bukura që kanë kaluar së bashku.

Ndërkohë së fundmi edhe Graciela ka vendosur të flasë për marrëdhënien e saj me Stinen.

E ftuar në emisionin Da?Sara Show, ajo u shpreh se gjatë kohës që kanë qenë bashkë, kanë punuar shumë në studio:

?Ne kemi punuar gati një album, unë kam punuar goxha këngë te Nesti, shpresoj të më bëhet mbarë dhe t?i nxjerr!?

Gazetarja Dasara e pyeti duke qeshur Gracielën nëse është ish-bashkëshortja, apo është pajtuar prapë me Stinen, dhe pa hezitim ajo iu përgjigj: ?Jo, jo, jo, jam ish-bashkëshortja!?

Gjithashtu Graciela është shprehur se pavarësisht asaj që ka ndodhur nuk janë armiq me njëri-tjetrin sepse janë prindër të një vajze.

Lajmet e fundit nga