Connect with Us

“Rama vodhi zgjedhjet”/ Spaho tregon si do jetë qeveria tranzitore

Aktualitet

“Rama vodhi zgjedhjet”/ Spaho tregon si do jetë qeveria tranzitore

Publikuar

-

kryetari i grupit parlamentar i partise demokratike, edmond spaho

Më 16 shkurt në Tiranë opozita ka paralajmqruar mbajtjen e një proteste, e cila synon largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe krijimin e një qeverie transitore, e cila të mund të garantojë zgjedhje të lira.

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, thotë për “Gazeta Shqiptare” se opozita nuk po lufton për pushtetin e saj, por sipas tij, vendi është zhytur në krizë ekonomike dhe sociale.

Ai akuzon se qeveria “Rama” ka asgjësuar çdo liri, ndaj tregon se si duhet të funksionojë qeveria transitore që sipas tij nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre politike do të ketë, e majtë apo e djathtë. Funksionari i lartë i PD-së flet për përgatitjet e zgjedhjeve lokale, bashkëpunimin me LSI-në dhe rrugët që rikthejnë PD-në në pushtet.

I pyetur se çfarë nënkupton PD me qeveri tranzitore, Spaho tha se “Qeveri tranzitore do të thotë qeveri me njerëz të përgjegjshëm, të cilët të bëjnë të mundur plotësimin e të gjitha kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nuk ka rëndësi ngjyra që do ketë ajo, e rëndësishme është që të largohet Edi Rama, i cili është armiku numër një i zgjedhjeve të lira dhe demokracisë në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Gjykata pranon padinë/ Edmond Spaho fiton 9 paga

 Gjithashtu ai tha se kryeministri e ka humbur besimin e opozitës, dhe se nuk do të ketë zgjedhje me Ramën. “Ne nuk mund të lejojmë që të përsëritet e njëjta situatë. Në vitin 2017 i dhamë besimin Edi Ramës dhe ai abuzoi në mënyrën më të turpshme. Rama e ka humbur besimin e opozitës dhe zgjedhje me të nuk do të ketë, pasi ai i vjedh dhe manipulon zgjedhjet për të mbetur me çdo kusht në pushtet.”-tha Spaho.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Rrahin policin në mes të qytetit/ Arrestohen 2 të rinj nga Lazarati

Publikuar

-

Nga

Rrahin policin në mes të qytetit/ Arrestohen 2 të rinj nga Lazarati

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një polici.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Tepelenës, ku 25 vjeçari Elion Qibini dhe 21 vjeçari Rediol Qibini, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.

Polici i patrullës Shqiponja dhe ka kërkuar kontrollin e automjetit të shtetasve nga fshati Lazarati.



Dy të rinjtë e kanë kundërshtuar dhe më pas kanë ushtruar dhunë ndaj policit.

LEXO EDHE:  Fushata e llogaridhënies/ Ish-deputeti i “çjerr” maskën Ramës

LEXO EDHE:  Gjykata pranon padinë/ Edmond Spaho fiton 9 paga

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu fillon përgatitjet/ Trauma po bëhet gati për fluksin e mundshëm të Covid

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar sot spitalin e e Traumës , i cili, sipas saj ka përballuar mbi 29 mijë urgjenca kirurgjikale gjatë muajve të epidemisë.

Manastirliu bën me dije se po vijon forcimi i kapaciteteve të sistemit shëndetësor për përballimin e situatës, për t’ju përgjigjur fluksit të mundshëm të gripit dhe COVID19,



“Me ekipin mjekësor të palodhur të këtij spitali, i cili ka përballuar mbi 29 mijë urgjenca kirurgjikale gjatë muajve të epidemisë, duke ofruar shërbimin e duhur për pacientët, me cilësi dhe siguri. Edhe gjatë vjeshtë-dimrit, në këtë spital do të përballohen urgjencat kirurgjikale të Tiranës .
#VIJON forcimi i kapaciteteve të sistemit shëndetësor për përballimit e situatës, për t’ju përgjigjur fluksit të mundshëm të gripit dhe COVID19, duke punësuar ekipet e reja mjekësore, me fuqizimin e aparaturat për shërbimet e terapisë intensive dhe dyfishimin e shtretërve për trajtimin spitalor të pacientëve me COVID19”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Nëntë viktima dhe 98 të infektuar në Maqedoninë e Veriut/ Shkupi nën tension nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi në Greqi/ 6 viktima dhe mbi 250 raste të reja në 24 orë

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 98 persona të infektuar.

Mësohet se që nga dita e djeshme janë bërë 1404 testime, ndërsa kanë humbur jetën 9 pacientë.

Raportohet se mes personave që kanë humbur jetën janë edhe dy të rinj të moshave 29 dhe 23 vjeç.



Shqetësues është fakti që nga rastet e konfirmuara positive, 50 të infektuar janë vetëm në qytetin e Shkupit.

LEXO EDHE:  Ahmetaj i përgjigjet opozitës/ Taksa 9% shkatërron shtresën e mesme

LEXO EDHE:  Fushata e llogaridhënies/ Ish-deputeti i “çjerr” maskën Ramës

Ndërkohë, shifrat e tjera janë në Kumanovë 6 raste, në Shtip 4, në Prilep 5, në Tetovë 7, në Strugë 3, në Veles 1, në Manastir 4, në Ohër 2, në Gostivar 1, në Strumicë 9, në Kriva Pallankë 1, në Koçanë 1, në Berovë 1, në Dellçevë 2 dhe Kërçovë 1./ CNA.al

LEXO TE PLOTE