LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta studentore/ Ambasadori Cuttilo mesazh të fortë qeverisë

1 Shkurt 2019, 14:39, Aktualitet CNA
Protesta studentore/ Ambasadori Cuttilo mesazh të fortë qeverisë

Profesori i Universitetit të Tiranës, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas një interviste televizive të ambasadorit italian në Tiranë, Alberto Cuttillo.

Në një opinion, të botuar në gazetën Panorama, Gjekmarkaj shkruan se ?Cuttillo nuk zhgënjeu duke fituar respektin e studenteve dhe pedagogeve shqiptare për mbështetjen që ai ju dha. Ajo qe beri përshtypje ishte mënyra se si e përshkroi ketë ngjarje që po mban te ngërthyer shoqërinë prej dy muajsh. Cuttillo përfaqësues i një vendi të lirë e demokratik si Italia e cila e ka tejet të pasur historinë e saj bashkëkohore me protesta studentore shfaqi admirim, për këtë nevojë të Universitetit për të ndryshuar vetveten dhe politiken.?.

Më tej, ai thekson se Ambasadori me qëndrimin e tij u shfaq prej së vërteti një ambasador europian i cili si ka kompromentuar idealet e kontinentit siç ndodh me ndonjë tjetër që mbyllin sytë para arrogancës e banalitetit të qeverise shqiptare e sidomos ndaj përpjekjes se saj për të sunduar me despotizëm e banditë.

Sipas Gjekmarkajt, ?Pohimet e diplomatit do të duhej te nxisnin për reflektim Edi Ramen dhe Besa Shahin sepse zërin e studenteve dhe profesoratit kane vendosur ta injorojnë per te mbajtur ne këmbe një ligj absurd siç është ligji për Arsimin e Lartë, me i kontestuari dhe i urryeri në historinë e pluralizmit tonë!?.

Lajmet e fundit nga