LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nëse keni këto ushqime, nuk keni pse të shpenzoni para për kremin hidratues!

1 Shkurt 2019, 20:30, Aktualitet CNA
Nëse keni këto ushqime, nuk keni pse të shpenzoni para për

Nëse ka diçka që shqetëson më shumë femrat janë rrudhat dhe mungesa e lëkurës perfekte që shkëlqen. Sipas Web MD ekzistojnë një numër faktorësh kontribues në plakjen dhe tharjen e lëkurës, si ekspozimi në diell, regjimi i varfër ushqimor dhe dehidratimi. Nga ana tjetër, veç kremrave e serumeve të bukurisë mund t?i riktheni shkëlqimin lëkurës, duke përdorur si hidratues një nga përbërësit e mëposhtëm natyralë:

1.Qumështi

Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm vitaminash e mineralesh, që kontribuojnë në shëndetin e lëkurës. Ka vetitë anti-inflamatore, që mund të ndihmojnë në zbutjen e lëkurës së thatë. Mjafton ta aplikoni me ndihmën e një pambuku qumësht në fytyrë dhe ta lini për 5 minuta. Do të ishte edhe më mirë nëse do të lyenit fytyrën me ajkën e qumështit.

2.Mjalti

 

Jo vetëm që pastron lëkurën nga bakteret, por komponentët e mjaltit ndihmojnë në riparimin e lëkurës së dëmtuar. Nga ana tjetë, do të shikoni efektin e tij jo vetën nëse e palikoni në fytyrë, por edhe nëse e konsumoni. Dhe nëse jeni në kërkim të një shije të re, provoni anaas të karamelizuar.

3.Avokado

 

Acidet yndyrore dhe vitaminat e gjetura në avokado, mund të ushqejnë lëkurën tuaj. Vitamina A ndihmon në hidratimin e lëkurës.

4.Kosi

Kosi ka veti anti-inflamatore që hidratojnë lëkurën e thatë. Acidi laktik pastron lëkurën nga bakteret dhe mikrobet, që shkaktojnë tharjen e lëkurës.

5.Vaj kokosi

Për shkak të acideve yndyrore, vaji kokosit ka veti rigjeneruese dhe hidratuese. Aplikojeni në mbrëmje, para se të flini dhe në mëngjes do të shihni sa të butë do e keni lëkurën. Ai këshillohet të përdoret edhe nëpër gatime të veçanta!

Lajmet e fundit nga