LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministrja Shahini braktis takimin me studentët e Shkodrës

1 Shkurt 2019, 17:38, Aktualitet CNA
Ministrja Shahini braktis takimin me studentët e Shkodrës

Ministrja e Arsimit Besa Shahin ka zhvilluar një takim me studentët e universitetit ?Luigj Gurakuqi? në qytetin e Shkodrës.

Mirëpo studentët kanë pasur kusht pranimin e kamerave brenda ambjentit ku do të zhvillohej takimi me ministren.

Sipas studentëve ministrja Shahini nuk ka pranuar pjesmarrjen e kamerave duke braktisur kështu takimin ku do të flitej për ?Paktin për Universitetin?.

Studentët e kanë shoqëruar ministren me thirrjet turp turp turp në momentin që ajo u largua.

Mesa duket ministrja e re e Arsimit e paska në modë largimin nga mbledhjet pasi të njëjtën gjë bëri edhe pak ditë më parë kur ishte thërritur në një interpelancë nga deputetët e opozitës./CNA.al

Lajmet e fundit nga