“Më merrej fryma, më vinte për të qarë”- Bora Zemani tregon prapaskenat e Këngës Magjike

1 Shkurt 2019, 09:53, Lifestyle CNA
“Më merrej fryma, më vinte për të qarë”-

Hera e fundit që e pamë në ekran, për Bora Zemanin ishte bashkëprezantimi i ?Kënga Magjike? së bashku me Ardit Gjebrean. Në një intervistë për revistën Class, ajo ka rrëfyer për emocionet dhe prapaskenat e gjithçkaje që pamë. Bora tregoi se kishte emocione, por ishte pikërisht kjo e bukura dhe adrenalina e spektaklit.

?Meqënëse po flisnim më lart për emocionet, po ju tregoj ato që përjetova pak sekonda përpara daljes sime të parë në skenë. U bllokova terësisht. Nuk kujtoja asnjë fjalë nga teksti, më merrej fryma, më vinte për të qarë. Kisha vetëm një dëshirë të madhe t?ia mbathja më të katërta. Ishte një nga vajzat e stafit, Andeta, që më mbate duart dhe me qetësonte me fjalë të mira. M?u desh edhe një e shtyrë e fundit për të dalë në skenë dhe për ta shijuar më pas të gjithë atë eksperiencë.?- është shprehur ajo.

Ndërkohë përsa i përket këngës dhe performancës që pamë në skenë, Bora ka treguar se ishte një pjesë që e shijoi:

?Ishte edhe kjo një pjesë që nuk e kisha bërë prej kohësh dhe e shijova shumë. Më ktheu edhe njëherë në fillimet e mia, sepse dalja e parë për mua në skenë ka qenë si këngëtare. Dhe me këmbënguljen e njerëzve që kam afër, besoj do të bëj diçka së shpejti. Diçka e menduar në formën e një projekti me Bojken Lako, por nuk po zbuloj më tepër pa u konkretizuar gjërat.?

Lajmet e fundit nga