Connect with Us

Kriza ekonomike/ Zyrtari gjerman “shuplakë” qeverisë

Aktualitet

Kriza ekonomike/ Zyrtari gjerman “shuplakë” qeverisë

Publikuar

-

martin-henze, CDU

Kryekëshilltari Ekonomik i grupit të CDU gjermane, Martin Henze ka marrë pjesë në takimin e Partisë Demokratike me sipërmarrjen.

Henze tha se qeveria e kryesuar nga kryeministri Edi Rama e ka çuar papunësinë në nivelin më të lartë.

“Sipas këndvështrimit tonë, qeveria e tanishme ka rritur papunësinë në kuotën më të lartë dhe i mbetet që Shqipërinë ta popullojnë njerëz të ardhur nga Azia, Kina, meqë shqiptarët po largohen.”-u shpreh ai.

Sipas tij mungesa e interesit e të huajve për investim në Shqipëri ndodh sepse vendi ynë ka taksat më të larta.

“Mungon interesi i të huajve për të për të investuar në Shqipëri.

Ju keni taksa më të larta për të investuar këtu, krahasuar me fqinjët tuaj. Çfarë prisni atëherë, pse duhet të vijnë investitorët këtu, kur fqinjët tuaj kanë taksa 9%?!”-deklaroi Kryekëshilltari Ekonomik i CDU-së./CNA.al

Fjala e plotë e Kryekëshilltarit Ekonomik të grupit të CDU, Dr. Martin Henze:

Një nga mesazhet më të këqija që i jepet biznesit nga një vend është borxhi dhe borxhi i Shqipërisë është shumë i keq. Me një vend si Shqipëria që ka një borxh të tillë kaq të lartë, sipërmarrësit e huaj nuk vijnë dhe ata që janë, janë të prirur për ta mbyllur biznesin.

Politika ekonomike në Shqipëri, që nga viti 2013,  ka dështuar. Shifrat e papunësisë janë shumë të larta. Para dy ditës bisedova me zotin Ervin Bushati të PS, i cili më me foli për shifra që nuk mu dukën të besueshme, sepse vetëm nga viti 2015, nga vendi juaj kanë ikur çdo vit mbi 58 mijë njerëz. Pra ju keni humbur shumë njerëz. Pavarësisht kësaj vale shumë të madhe emigrantesh, papunësia mbetet shumë e madhe. Sipas këndvështrimit tonë, qeveria e tanishme ka rritur papunësinë në kuotën më të lartë dhe i mbetet që Shqipërinë ta popullojnë njerëz të ardhur nga Azia, Kina, meqë shqiptarët po largohen.

Gjithashtu, edhe sistemi arsimor, sistemi shëndetësor, kujdesi për studentët është i mangët, kualifikimi i tyre është shumë i mangët, produktiviteti në bujqësi tepër i ulët. Kjo e fundit ka lidhje me infrastrukturën e keqe.

Përsa i përket kontratave të PPP është e qartë se janë përzgjedhur në mënyra shumë korruptive. Ne në Gjermani e kemi përvojën e PPP, por e kemi të organizuar sipas standardeve të tjera. Ato nuk ngjajnë fare me PPP-të që organizoni ju.

Mungon interesi i të huajve për të për të investuar në Shqipëri.

Ju keni taksa më të larta për të investuar këtu, krahasuar me fqinjët tuaj. Çfarë prisni atëherë, pse duhet të vijnë investitorët këtu, kur fqinjët tuaj kanë taksa 9%?!

LEXO EDHE:  “Enver Hoxha na mungon”/ Tre thirrjet e gazetarit për largimin e Qeverisë

Edhe vetë SHBA po mendon ta ulë nivelin e taksave. Një shembull është edhe Irlanda, e cila i ka ulur taksat për te marrë sa më shumë investime të huaja.

Siç e përmendi zoti Basha, keni një sistem të lartë taksash. Ne në Gjermani kemi një sistem të ndërlikuar taksash, por për sipërmarrjet private i kemi ulur taksat më masën 7-8 %,  në mënyrë që të rritet konsumi.

Forca punëtore e kualifikuar mungon në disa sektorë dhe kjo është thelluar nga largimi në emigracion i tyre. Njerëzit ikin jashtë në emigrim, sepse nuk janë të lumtur këtu. Është një shoqëri që nuk është e lumtur, por kjo mund të ndryshohet vetëm duke u ofruar atyre siguri për të ardhmen.

Nëse bëj një bilanc, që prej vitit 2013, nuk janë arritur shumë gjëra dhe kur shoh rezultatin, keni humbur shumë njerëz nga qytetet e mëdha. Nuk mund të flas për suksese. Nëse kjo situatë do të ishte në Gjermani, brenda disa javësh do të kishim një ndryshim të qeverisë.

Mendoj që edhe shifra e përmendur nga zoti Rama për rritje 4%  të ekonomisë, nuk është e vërtetë, sepse nuk i shoh këto rezultate.

Ju jeni duke hartuar një program për njerëzit që duan të punojnë e të kenë një të ardhme më të mirë këtu për vete dhe fëmijët e tyre.. Ky është koncepti që ofron PD, pra diçka e dobishme për çdo sipërmarrës në vend.

Nëse do të më pyesni për të ardhmen, mund t’ju them se reforma e propozuar nga Lulzim Basha është e domosdoshme të realizohet. Së pari për të plotësuar kushtet për një reformë politike për perspektivën e anëtarësimit në BE, së dyti për të krijuar një stabilitet dhe siguri për të gjithë sipërmarrësit dhe qytetarët.

E siguroj Lulzim Bashën se ne do të jemi në krah të PD për t’ju ofruar ndihmën tonë, që investitorët perëndimorë të vijnë këtu për të investuar, siç e biseduam edhe dje me Lulzim Bashën, në teknologjinë e informacionit, logjistikë, arsimin profesional e me radhë. Një pjesë e madhe e investitorëve në Gjermani dhe në Francë kërkojnë me interes vende të tjera ku kund të ushtrojnë aktivitetin e tyre për shkak të krahut të lirë të punës. Në këtë pikë janë të rëndësishme reforma të thella që ju duhet të bëni dhe ne kemi besim se ju, Lulzim Basha dhe ekipi juaj,  do t’i realizoni këto reforma. Ne jemi gati t’ju japim mbështetjen tonë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  “Enver Hoxha na mungon”/ Tre thirrjet e gazetarit për largimin e Qeverisë

LEXO EDHE:  Paketa e bujqësisë apo e qeverisë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Lobimi kundër Kavalec/ Berisha sqaron rolin e PD-së

LEXO EDHE:  Paketa e bujqësisë apo e qeverisë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: