LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara e SPAK/ Aplikojnë tre prokurorë të tjerë

1 Shkurt 2019, 11:42, Aktualitet CNA
Gara e SPAK/ Aplikojnë tre prokurorë të tjerë

Tre prokurorë të tjerë kanë aplikuar për tu bërë pjesë e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion.

Personat që kanë aplikuar për të qenë pjesë e strukturës së SPAK, janë prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja dhe prokurori i Krimeve të Rënda Dritan Prençi.

Deri më tani, numri i prokurorëve që kanë aplikuar për tu bërë pjesë e SPAK ka shkuar në 11.

Ndërsa, kanë mbetur edhe shtatë ditë të tjera deri në mbylljen e aplikimeve për tu bërë pjesë e kësaj strukture./CNA.al

Lajmet e fundit nga