LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare publikon skandalin/ Nuk merr ndihmë ekonomike, por në sistem rezulton përfituese

1 Shkurt 2019, 19:54, Aktualitet CNA
Fiks Fare publikon skandalin/ Nuk merr ndihmë ekonomike, por në sistem

Zhaneta Foto ka aplikuar për muaj me radhë për ndihmë ekonomike, por nuk ka mundur ta përfitojë atë. Ndërkohë, kur merr kartën e shëndetit rezulton si e trajtuar me ndihmë ekonomike.

?Fiks Fare? solli rastin e zonjës nga Drenova e Korçës, e cila ankohet se kur mori kartën e shëndetit i doli në dokument sikur trajtohet me ndihmë ekonomike.

Znj. Foto tregoi për ?Fiksin? se nuk është trajtuar kurrë me ndihmë ekonomike.

?Kam aplikuar disa herë, por nuk kam përfituar ndihmë për mungesë pikësh, ndërkohë te karta e shëndetit me ka dalë sikur marr. Ju lutem më ndihmoni?, thotë znj. Zhaneta.

Ajo tregon se ka dy dokumente, njërin nga Fondi i Sigurimit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor dhe një nga Zyra e Ndihmës Ekonomike. Në dokumentin e parë, zonja rezulton me ndihmë ekonomike, ndërsa në të dytin rezulton e patrajtuar me ndihmë.

Gazetarët e ?Fiksit?, pas këtyre fakteve i drejtohen Njësisë Administrative Drenovë, ku punonjësja e ndihmës ekonomike sqaroi se ?Zhaneta nuk merr ndihmë ekonomike?. ?Kjo që i rezulton te karta e shëndetit më duket absurde?, thotë punonjësja.

Pas këtij institucioni, ?Fiksi? iu drejtua edhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Punonjësja e këtij institucioni u tha gazetares dhe qytetares, se kjo e fundit rezulton në sistem me ndihmë ekonomike dhe nuk është kompetenca e saj ta heqë nga sistemi.

Ajo thotë se ?unë shënoj vetëm kodin e kartës së identitetit dhe kodin e pacientes, e të gjitha të dhënat e tjera më dalin në sistem?.

Duke qenë se në këto dy institucione, gazetarët nuk arritën të marrin përgjigje, iu drejtuan Shërbimit Social Shtetëror në qytetin e Korçës. Specialisti sqaroi se nuk është as faji i tyre, por është problem i serverit qendror qeveritar. Si është hedhur zonja në këtë sistem, apo si mund të dalë, askush nuk dha shpjegim, përveç justifikimit se janë çështje teknike të sistemit.

Lajmet e fundit nga