LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë/ Rama lidhje të drejtpërdrejta me krimin e organizuar

1 Shkurt 2019, 10:37, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë/ Rama lidhje të drejtpërdrejta me krimin e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me shoqatat e biznesit dhe sipërmarrjes në vend, ka rikthyer në vëmendje skandalin e publikuar nga Zëri i Amërikës.

Kryedemokrati theksoi se ajo që shfaqi Zëri i Amerikës është konfirmim i akuzave të opozitës dhe se dosja 339 është vetëm maja e ajsbergut.

?Ajo që u shfaq nga Zëri i Amerikës, është konfirmim i fakteve dhe denoncimeve të opozitës. Në zgjedhjet e vitit 2013, 2015 dhe 2017, asgjë nuk është produkt i votës së shqiptarëve, por bashkëpunim i krimit me politikën. Vettingu i politikanëve për ne është prioritet absolut?-tha Basha.

Më tej, ai theksoi se ?Dosja 339 është vetëm maja e ajsbergut. Edhe vetë kryeministri është i përfshirë në transaksione të drejtpërdrejta me krimin e organizuar?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga