LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debati në Parlament/ Mustafaj: Kemi politikanë provincial

1 Shkurt 2019, 16:23, Aktualitet CNA
Debati në Parlament/ Mustafaj: Kemi politikanë provincial

Ish-ministri Jashtëm Besnik Mustafaj i qenë prezent në rubrikën ?Opinion? në News 24 foli rreth ngjarjeve të djeshme në Parlament.

Ai fajësoi kryerministrin Edi Rama për nivelin e ulët të debatit dhe shtoi se Rama gënjeu dje në Kuvend.

?Për mua fajtor kryesor ështrë Kryeministri Edi Rama i cili ra në vulgaritete dhe në një nivel të ulët. Ai gënjeu në Parlament ditën e djeshme. U sqarua sot që Rama gënjeu për vizën e Berishës.Viza e Berishës nuk kishte asnjë lidhje me debatin e djeshëm por Rama e spostoi debatin?,-u shpreh Mustafaj.

Më tej ai e cilësoi përmendjen e Amerikës në debat si një provinializëm të politikanëve.

?Debati jo mua më don Amerika, ty stë don Amerika është shprehje provincializmi e politkanëve që e përdorin për elektorat dhe që vjen nga provincializmi i opinionit publik. Degradimi i debatit në nivelin e djeshëm është për mungesë të argumentëve?,-tha ndër të tjera Besnik Mustafaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga