LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha jep alarmin/ Shqipëria zhytur në krizë të trefishtë

1 Shkurt 2019, 10:30, Aktualitet CNA
Basha jep alarmin/ Shqipëria zhytur në krizë të

Në një takim me bizneset, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për gjendjen e sipërmarrjes në vendin tonë.

Basha ka thënë se sjellja vulgare e kryeministrit Edi Rama i shërben vetëm qëllimeve të tij.

?Me një sjellje vulgare dhe rrugaçërore të Ramës, që padyshim që i shërbejnë qëllimeve të tij afatshkurtra, por që nuk i shërbejnë aspak qytetarëve shqiptarë ai u përpoq të mbulojë publikimin e skandalit nga “Zëri i Amerikës”.?-u shpreh ai.

Më tej, kryedemokrati theksoi se vendimet që merr qeveria i shërbejnë vetëm Ramës dhe rrethit të tij.

?Kemi një qeveri dhe kryeministër që nuk i takon as formalisht që të marrin vendime për Shqipërinë, pasi nga vendimet e tij përfitojnë vetëm një grup oligarkësh.?-deklaroi Lulzim Basha.

Ai shtoi se vendi është zhytur në një krizë të trefishtë, që e rëndon akoma më shumë gjendjen e shqiptarëve e veçanërisht e të rinjve.

?Krizë e trefishtë, ekonomike, politike dhe psikologjike dhe gjendja e vendit pas gjashtë vitesh qeverisje nga Rama është e shkatërruar. Rinia e pashpresë është dijedashëse, por me sistemin më të ulët në Europë është e pamundur që të marrin dije.

Sipërmarrja ka humbur sigurinë për shkak të pushtimit të tregut nga oligarkët e Edi Ramës.

Sipërmarrja vuan çdo ditë dhunën fiskale dhe gjobat korruptive të bandave grabitëse dhe gjobvënëse të Edi Ramës.

Ndërsa investitor të rinjtë serioz e startegjik nuk ka dhe nuk do të ketë.?-shtoi kreu i PD-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga