LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alternativa ekonomike e PD/ Tabaku: Kjo qeveri ka frikë lirinë

1 Shkurt 2019, 11:04, Aktualitet CNA
Alternativa ekonomike e PD/ Tabaku: Kjo qeveri ka frikë lirinë

Gjatë një takimi me shoqatat e biznesit dhe sipërmarrjes në vedn, Partia Demokratike ka prezantuar sot shtyllat kryesore te programit ekonomik të saj.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja demokrate Jorida Tabaku numëroi problemet ekonomike të programit të qeverisë. Ajo tha se vendi numëron një barrë fiskale shtesë prej 1.9 mld eurosh ku 97 % e bizneseve dhe konsumatorëve e mbajnë këtë barrë. Tabaku theksoi se programi i PD i jep biznesit atë që kjo qeveri ka më shumë frikë, që është liria.

?Që nga 1 janari i 2014 Shqipëria u gdhi si një vend i mbushur me taksa dhe tarifa të reja. Shqiptarët sot nuk janë më një popullsi që ka dëshirë të sipërmarrë biznese, inovacione por thjesht sipërmarrjen e emigrimit. Rreth 400 mijë shqiptarë kanë tentuar ose janë larguar nga Shqipëria. Një vend që pas një qeverisje e gjysmë të Ramës numëron një barrë fiskale shtesë prej 1.9 mld eurosh ku 97 % e bizneseve dhe konsumatorëve e mbajnë këtë barrë. Kemi zgjedhur këtë format për të nisur një rrugëtim të ri, për të shpalosur programin tonë ekonomik që do të shpëtojë vendin nga lëngimi i vazhdueshëm dhe kronik i keqqeverisjes, i keqqeverisjes me qëllim. Kemi takuar për mbi 5 vite çdo biznes të mundshëm, fermerë, kemi takuar shoqata, kemi takuar përfaqësuesit tuaj. Kemi debatuar dhe diskutuar për çdo ndryshim fiskal. Numërohen rreth 60 ndryshime fiskale të qeverisë. Kemi ngritur zërin në replika edhe brenda kufirit të debatit dhe logjikës. Kemi ezauruar çdo dije dhe normë diskutimi përballë një muri që nuk ka dëgjuar dhe nuk ka marrë vesh?, deklaroi deputetja demokrate.

Sipas Tabakut, janë ngushtuar mundësitë e sipërmarrjes dhe inovacionit dhe se qeveria godet biznesin në kurriz, ndërkohë që përkëdhel një grup të vogël biznesesh.

?Kemi vërejtur se si janë ngushtuar mundësitë e sipërmarrjes dhe inovacionit, ndërkohë që vendet rreth nesh fillojnë teknologji të fjalës së fundit. Kemi vënë re se sistemi fiskal është konvertuar në armën me të cilën qeveria godet biznesin në kurriz, ndërkohë që përkëdhel një grup të vogël biznesesh duke krijuar monopole në treg. Ekonomia jonë sot vuan kreditimin e ulët, vuan mungesën e besimit, vuan rënien e prodhimit. Punësimi në vend ka rënë. Sipërmarrjet e vogla janë duke u mbyllur, 60 të tilla në ditë, një rekord i zi për regjistrat e regjistrimit të bizneseve shqiptare. Vendi sot fatkeqësisht ndodhet në zgripin e errësirës, një vend më pak i ndërlidhur me rajonin, një vend më pak i ndërlidhur mes vetes, një vend që sot ka infrastrukturën më të dobët, pabarazinë më të lartë, kostot më të larta të koncesioneve dhe Partneriteteve Publike Private. Ndërkohë që kemi partnerë ndërkombëtarë që kanë të njëjtët argumente dhe besojnë të njëjtat gjëra që beson dhe opozita?, u shpreh Tabaku.

Ajo tha më tej se detyrimet e prapambetura kanë shkuar në 200 milionë euro e borxhi po arrin në 83%.
?Ne ju kemi dëgjuar me kujdes, kemi mbajtur shënimet tona dhe jemi të hapur të vazhdojmë t?ju dëgjojmë për të promovuar më së pari një ekonomi tregu përballë ekonomisë së monopoleve dhe oligopoleve. Kemi dëgjuar problemet tuaja, çdo gjë që ju keni me rregullimet e tepërta dhe kemi menduar një zgjidhje. Kemi dëgjuar me kujdes ankesat për sjelljet e tatimorëve që vijnë e ju vendosin taksa ekstra shtesë të atyre të qeverisë. Ne ju ofrojmë atë që kjo qeveri ka më shumë frikë, lirinë. Lirinë tuaj për sipërmarrje, për subvencionim, për biznesin tuaj dhe vizionin tuaj inovator. Besoj ka ardhur koha që të mos shtyhemi më të largohemi nga ky vend. Ka ardhur koha që një orë e më parë të luftojmë që ta kthejmë ekonominë e tregut në një ekonomi konkurruese duke pasur ju në bazë?, theksoi Tabaku.

Lajmet e fundit nga