LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e ish-policit/ Zbardhet skema e ekzekutimit

31 Janar 2019, 13:20, Aktualitet CNA
Vrasja e ish-policit/ Zbardhet skema e ekzekutimit

Një ditë, më parë ish-polici, Arben Bilali u ekzekutua me breshëri plumbash, fare pranë banesës së tij. Sot, kanë dalë në dritë detaje të reja.

Sipas  ?BalkanWeb?, Arben Bilali është qëlluar me një armë zjarri automatike me silenciator nga një distancë rreth 5 metra.

Policia ka zbardhur dhe itinerarin dhe lëvizjet e tij pak orë pas ngjarjes.

Mësohet se 50-vjeçari ishte larguar nga banesa disa orë para ngjarjes dhe ishte pasagjer në një mjet tip ?Golf 4?.

Autorët e kanë ndjekur gjatë gjithë udhëtimit të tij, pa rënë në sy.

Dy atentatorët që lëviznin me një ?Benz? të zi e kanë gjurmuar që  nga ?Vasil Shantos? dher deri në Selitë, aty ku e kanë ekzekutuar.

Sapo Bilali ka zbritur nga makina pranë banesës është qëllua me breshëri, ndërkohë që mjeti ?Golf 4? dhe makina e atentatorëve është larguan nga vendi i ngjarjes.

Ditën e sotme, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që çoi Bilalin pranë banesës ku edhe u vra./CNA.al

Lajmet e fundit nga