LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Viza amerikane e Berishës/ Artan Hoxha zbulon të vërtetën

31 Janar 2019, 18:54, Aktualitet CNA
Viza amerikane e Berishës/ Artan Hoxha zbulon të vërtetën

Ditën e sotme gjatë seancës plenare kryeministri Edi Rama i bëri një pyetje ish-kryeministrit Sali Berisha nëse mund të kalonte dot përtej oqeanit duke ngritur dyshimet se Berishës i është ndaluar hyrja në SHBA.

Në lidhje me këtë çështje është prononcuar gazetari Artan Hoxha i qenë prezent në rubrikën ?45 Minuta? në Report Tv.

Sipas Hoxhës ka pasur një lajm që ka qarkulluar para dy javësh ku flitej se është marrë një vendim për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij që i ndalonn hyrjen në SHBA.

“Ka pasur një lajm që ka qarkulluar para dy javësh për ka një vendim nga DASH. Vendimin e merr DASH, në të gjitha rastet e deri tanishme e merr ky institucion. Është folur se është marrë një vendim edhe për ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij. Por në rastin konkret kjo qarkullonte si një lajm i pakonfirmuar. Në seancën e së hënës në parlament, nëse e kujtoni Rama bëri një insinuatë, i tha Berishës që të ka trullosur mesazhi që të ka ardhur, por nuk e vazhdoi më tej. E tha, mesazhi që të ka ardhur, ti e di nga të ka ardhur. Kjo është gjuha e koduar që përdorin politikanët?,-u shpreh Hoxha.

Më tej Hoxha zbulon se burimet informojnë se është marrë një vendim i tillë por ne nuk e kemi parë.

?Tani, sot kryeministri bëri kriptimin, publikoi atë që e hodhi javën e kaluar dhe pyetja që iu bë Berishës, n’ mundsh a e kalon Oqeanin? Duke lënë të kuptohet që SHBA e ka ndaluar udhëtimin e Berishës. Gjëja që më bëri të dyshoj ishte reagimi i Berishës, shpjegimi që nuk udhëton se nuk përfaqëson më zyrtarisht PD-në. Rama i tha ti ke qenë në Bundestag. Informacioni është që DASH ka bërë një listë, që politikanët shqiptarë nuk do ta kenë kaq të lehtë këtë radhë. Cdo njeri që ka penguar reformën në drejtësi do të ketë masa. DASH e ka bërë publik vendimin në rastet e kaluara, ne nuk e kemi marrë vesh ditën kur është marrë. Burime thonë se ky vendim është marrë, por ne nuk e kemi parë?,-tha më tej gazetari.

Sipas gazetarit nëse një gjë e tillë është e vërtetë do të thotë që tashmë kemi hyrë në fazën kur SPAK-u ka nisur betejën dhe nuk do të tregojë mëshirë për këdo që ka penguar Reformën në Drejtësi.

?Duke pasur parasysh eksperiencën e vendimeve të para, merret vendimi, merret pak kohë më pas publikohet. Deri tani njerëzit e ndaluar kanë qenë ata që kanë penguar reformën në drejtësi apo kanë pasur lidhje me afera kriminale. Vendimi thuhet se është marrë për familjen Berisha, por kjo gjë vërtetohet kur të dalë vendimi në faqen zyrtare. Nëse Rama e ka marrë përmes kanaleve diplomatike dhe e ka hedhur për lojë politike, mua nuk më duket shumë korrekte. Nuk do të doja të merrej një vendim i tillë, Berisha ka qenë dominuesi i politikës shqiptare për 30 vite, ka marrë të gjitha pozicionet më të larta. Por nëse është e vërtetë, kemi hyrë në fazën kur SPAK-u ka nisur betejën?,-tha ndër të tjera Artan Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga