LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Taksa ndaj Serbisë/ Thaçi: Asnjë person nuk mund të cënojë miqësinë me SHBA

31 Janar 2019, 17:52, Aktualitet CNA
Taksa ndaj Serbisë/ Thaçi: Asnjë person nuk mund të

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë për ?Radio Europa e Lirë? ka folur rreth vendimit të marrë nga kryeministri Ramush Haradinaj për ti vendosur taksë 100% Serbisë.

SHBA i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të heqë menjëherë këtë taksë.

Thaçi ka theksuar se asnjë person dhe asnjë axhendë tjetër të cënojë partneritetin strategjik të Kosovës me SHBA.

?Në asnjë çmim, në asnjë rrethanë nuk do të ketë refuzim të partneritetit. Dhe është jetike, përtej çdo politike ditore, bashkëpunimi strategjik dhe i përhershëm i miqësisë së thellë mes Kosovës dhe SHBA-së. Askush dhe asnjë agjendë tjetër nuk qëndron mbi interesat e partneritetit strategjik të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pra asnjë person dhe asnjë agjendë tjetër?,-u shpreh Thaçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga