LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sa zyrtarë të PD ka refuzuar Ambasada e SHBA-ve për vizë?!

31 Janar 2019, 15:35, Aktualitet CNA
Sa zyrtarë të PD ka refuzuar Ambasada e SHBA-ve për vizë?!

Debati kryesor sot në parlamentin e Shqipërisë ka qenë midis kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ku përtej sharjeve familjare apo akuzave politike, kreu i qeverisë ka theksuar se Sali Berisha nuk e kalon dot oqeanin.

Për Edi Ramën,  doktorit i është venë vija e kuqe nga SHBA. Këtë akuzë ish-kryeministri e hodhi poshtë duke e quajtur trillim por si qëndron e vërteta.

Ambasada e SHBA-ve e pyetur nga disa media nuk e komentoi por as nuk e përgënjeshtroi qëndrimin e Edi Ramës.

Në qarqet mediatike dhe politike përflitet së janë dhe disa politikanë dhe ish-zyrtarë të tjerë që Ambasada e SHBA-ve mund t?iu ketë refuzuar vizat.

A ka politikanë të tjerë dhe zyrtarë të PD apo qeverisë  që u janë refuzuar vizat? Një pyetje që do marrë përgjigje në ditët në vijim, por duket qarte se diçka po lëviz fort në ujrat e turbullta të politikës shqiptare./CNA.al

14:39 Aktualitet

Luli dhe Ymer Lala

Sot në seancën parlamentare ndodhi një përplasje e lehtë, po...

Lajmet e fundit nga