LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëmbyesi tenton të përdhunojë Xhenetin/ Arzu e shpëton, ja ç’do ndodhë sot

31 Janar 2019, 08:06, Lifestyle CNA
Rrëmbyesi tenton të përdhunojë Xhenetin/ Arzu e

Xhenet e gjen veten të lidhur në një shtëpi të braktisur. Ajo bërtet që rrëmbyesi ta lërë të shkojë. Bashkëpunëtori i rrëmbyesit frikësohet dhe ja mbath. Rrëmbyesi dehet dhe telefonon Melisën. Ai i tregon që ka rrëmbyer Xhenetin dhe kërkon paratë.

Arzu përgjon bisedën e tyre dhe tronditet kur mëson se Xhenetin e kanë rrëmbyer. Arzu i kërkon llogari Melisës. Ato nisen për të shpëtuar Xhenetin. Jashar infiltron një shërbyese në shtëpinë e Kajas. Kaja i parashtron kushtet e tij shërbyeses.

Arzu dhe Melisa ngecin në rrugë pasi ka ndodhur një aksident. Shërbyesja merr në telefon Selimin dhe i thotë se do i tregojë gjithçka çfarë do shohë e do dëgjojë në shtëpinë e Kajas. Rrëmbyesi detyron Xhenetin të pijë alkool. Ajo e pështyn në fytyrë. Ai nxehet dhe e godet. Arzu kërkon për Xhenetin.

Rrëmbyesi zhvishet dhe tenton të përdhunojë Xhenetin. Arzu dëgjon zërin e Xhenetit dhe e kërkon si e çmendur. Rrëmbyesi zhvesh Xhenetin. Ajo bërtet dhe kërkon nënën. Arzu gjen Xhenetin dhe tronditet kur sheh rrëmbyesin duke tentuar ta përdhunojë.

Arzus i kujtohet kur Kaja e përdhunoi. Ajo i gjuan rrëmbyesit me tullë pas koke. Arzu thërret mos ta prekë vajzën e saj. Xhenet është në shok. Arzu i qëndron pranë dhe e pranon si vajzën e saj. Melisa shkon në vendngjarje me policinë.

Kaja dhe Mukadez mësojnë se Xhenet është gjetur. Kaja telefonon Selimin dhe i tregon. Ai shkon në komisariat. Xhenet dhe Arzu arrijnë në komisariat. Të gjithë tronditen kur mësojnë se Xhenetin kanë tentuar ta përdhunojnë.

Sema i thotë Mahirit se do e largojë Ozlemin pasi ajo të lindë fëmijën. Ozlem përgjon bisedën e tyre. Ajo telefonon dikë dhe i thotë se plani dështoi.

Arzu, Xhenet dhe Melisa japin deklaratat në polici. Xhenetin e dërgojnë për kontroll në spital. Xhenet bërtet kur infermierja e prek. Arzu i qëndron pranë Xhenetit. Ozlem takohet me të dashurin dhe i kërkon të kthehen në Amerikë. Ai nuk pranon dhe urdhëron Ozlemin t?ja fitojë zemrën Mahirit./revistawho.com

Lajmet e fundit nga