LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikandidimi pas skandalit të përgjimeve/ Flet Vangjush Dako

31 Janar 2019, 21:23, Aktualitet CNA
Rikandidimi pas skandalit të përgjimeve/ Flet Vangjush Dako

Vangjush Dako drejton Bashkinë e Durrësit për të tretin mandat radhazi afërsisht 12 vite në drejtim të këtij institucioni të rëndësishëm.

Disa përgjime të publikuara edhe nga Zëri i Amerikës nxjerrin zbuluar përfshirjen e tij në skandalin e blerjes së votave.

Nga studio e emisionit ?Open? në TCH ku ishte prezent Dako foli rreth të vërtetës së kësaj çështje por u pyet edhe për rikandidimin e tij në krye të kësaj bashkie.

Dako nuk e konfirmoi kandidaturën e tij por shprehu dëshirën për të qenë përsëri në krye të këtij institucioni.

?Në çdo rast dhe në çdo pozicion që unë do të jem do të jem në krye të fushatës së Durrësit dhe fitorja do të jetë më e madhe se ajo e 2015-tës. Kandidimi im apo jo do të vendoset në nga strukturat dhe do të zbardhen me 15 Mars në kongresin e PS-së. Mendoj se kam akoma për të dhënë për Durrësin. Nuk ndjehem i lodhur për të qenë sërisht kryebashkiak i Durrësit por siç iu thashë edhe më lart do ta vendosin strukturat.?,-u shpreh Dako./CNA.al

Lajmet e fundit nga