Connect with Us

Nuk vlen bukuria, por maturia dhe përgjegjësia

Aktualitet

Nuk vlen bukuria, por maturia dhe përgjegjësia

Publikuar

-

lidhje perfekte keshilla

Ti e di se nuk do të jetë e lehtë të hedhësh gjithçka pas dhe të filloni nga e para, por të gjithë lotët që keni derdhur dhe ato përgjigje të gëzuara që nuk kanë ardhur kurrë, nuk do bëjnë gjë tjetër, por veç do t’i japin forcë për të vazhduar. Ju zgjoheni dhe kuptoni se keni nevojë për një jetë plot dashuri, miq dhe dikë që të meriton.

Kuptoni se është koha për të ndalur rileximin e mesazheve të vjetra, për të menduar përsëri për të kaluarën sikur të ishte një regjistrues i prishur, por që vazhdon të luajë. Ti kupton se pamja nuk ka rëndësi, se bukuria nuk është gjithçka. Bukuria nuk është asgjë nëse gjithë pjesa tjetër është vetëm një zbrazëti që gëlltit ndjenjat dhe hapat më të bukur.

LEXO EDHE:  Këto janë shenjat që tregojë se  ka respekt në lidhjen tuaj

Është koha të mendoni për veten, respektin dhe dinjitetin tuaj. Mos e vendosni zemrën në duart e gabuara, kur vjen puna tek ndjenjat mos u ngutni nga frika se mos mbeteni vetëm. Kuptoni se vlerat e jetës janë të tjera, kujdesi është diçka tjetër dhe dashuria është diçka tjetër. Dashuria nuk mbron, nuk lyp, nuk pretendon, nuk i ngjan asgjëje tjetër veç vetes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nard Ndokës nuk i del e keqja me Bashën/ I nxjerr foton e 4 viteve më parë dhe e ironizon

Publikuar

-

Nga

Blendi Çuçi në vend të Lleshajt/ Befasohet Nard Ndoka: Rama ka rrëshqitur me këtë emër!

Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha.

Ndoka ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet krah për krah me Bashën nga ‘Çadra e Lirisë’ e vitit 2017. Basha dhe Ndoka ulur krah njëri tjetrit, kanë buzëqeshur teksa kanë qenë duke duartrokitur.

“Qesh e ngjesh”, shkruan Ndoka krahas fotos, duke shprehur dhe njëherë pakënaqësinë ndaj Bashës .

LEXO EDHE:  Mustafa Nano 3 këshilla për Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Mustafa Nano 3 këshilla për Lulzim Bashën

Kujtojmë se Ndoka e bën Bashën përgjegjës kryesor të humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Situata nga Covid-19/ Vendet evropiane lehtësojnë masat e pandemisë

Publikuar

-

Nga

Britania e Madhe do të lehtësojë më shumë kufizimet e vendosura për të luftuar COVID-19 pasi fushata e suksesshme e vaksinimit të vendit ndihmon në uljen e rasteve me koronavirusin e ri dhe vdekjeve, tha qeveria më 9 maj.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të shpallë planin më 10 maj. Aty parashihet që të lejohet aktivitetet në ambiente të mbyllura që nga data 17 maj.

“Programi ynë i suksesshëm i vaksinimit vazhdon. Më shumë se dy të tretat e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar tani kanë bërë vaksinën e parë – dhe ne tani mund të presim me padurim heqjen e kufizimeve me kujdes, por në mënyrë të pakthyeshme”, tha zyra e kryeministrit britanik.

Edhe në vende tjera evropiane numri i të infektuarve, shtrimet në spital dhe vdekjet po ulen pasi një valë e tretë e pandemisë detyroi shumë vende të zbatonin me muaj kufizime. Më 9 maj në Spanjë përfundoi një gjendje të jashtëzakonshme gjashtë-mujore. Në Gjermani, më shumë se 7 milionë njerëz që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, tani përjashtohen nga shumë kufizime.

Numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të bie në Shtetet e Bashkuara, ku 56 për qind e popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës. Koordinatori i përgjigjes së Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients, tha më 9 maj se zyrtarët janë përqendruar në vaksinimin e më shumë amerikanëve.

LEXO EDHE:  Dashuria, ndjenjat dhe jeta/ 10 këshillat e vlefshme të modeles së famshme italiane

LEXO EDHE:  "Mos bëni plane këtë verë"/ Presidentja e KE këshillon qytetarët: Duhet të mësojmë të jetojmë me virusin

Shtetet e Bashkuara, kanë shënuar zyrtarisht mbi 581.000 njerëz nga sëmundja COVID-19. Por një studim i Universitetit të Uashingtonitvlerësoi këtë javë se numri i vdekjeve është më shumë se 900.000. Këshilltari i lartë i qeverisë amerikane për pandeminë, Anthony Fauci, tha më 9 maj se ai “nuk ka dyshim” se ka pasur një nënvlerësim të rasteve fatale.

I njëjti studim i Universitetit të Uashingtonit vlerësoi se COVID-19 ka shkaktuar rreth 6.9 milionë vdekje në të gjithë botën, dyfishi i numrit zyrtar të vdekjeve globale. REL

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Të dehur në timon shkaktuan aksidente/ Arrestohen tre persona

Publikuar

-

Nga

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona të cilët kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë vendosur 185 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe 18 drejtues mjetesh për tu paraqitur në Komision.

Mësohet se 48 vjeçari me iniciale Z.Gj  ka qenë në gjëndje të dehur dhe për pasojë ka humbur kontrollin, ku ka mbetur i lënduar pasagjeri me iniciale S.Gj gjëndja e të cilit paraqitet mirë.

Një tjetër 48 vjeçar me iniciale B.S në Sukth është arrestuar pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur ku është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

LEXO EDHE:  Tmerri i vajzave, pikat e zeza/ Mësoni se si mund ti eleminoni

LEXO EDHE:  Nuk jeni të sigurt nëse partneri juaj po ju tradhton?/ Këto janë 4 shenjat që i nxjerrin zbuluar

Po kështu edhe shtetasi me iniciale M.B ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe është përplasur me një tjetër mjet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE