LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Analiza falas për kancerin e mitrës

31 Janar 2019, 17:01, Aktualitet CNA
Manastirliu jep lajmin e mirë/ Analiza falas për kancerin e

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije sot nga foltorja e Kuvendit se së shpejti do fillojë afrimi i analizës për kancerin e mitrës për gratë e grupmoshave 40-49 vjeç, falas.

?Nis të zbatohet programi kombëtar për depistimin e kancerit të qafës së mitrës, me ofrimin e analizën falas për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, pranë qendrave shëndetësore në vend?.-u shpreh ministrja.

Manastirliu theksoi se, ky program kombëtar, i miratuar nga Këshilli I Ministrave, është i rëndësishëm për parandalimin e një sëmundje vdekjeprurëse për gratë, siç është kanceri i qafës së mitrës.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Manastirliu u ndal edhe tek paketat shëndetësore falas, ku veçoi paketën më të re, atë të lenteve të syrit falas.

?Ju kursejmë qytetarëve shqiptarë, kryesisht të moshuarve, rreth 1.5 milion euro, me ofrimin falas të paketës së kataraktit, apo lenteve falas, nga e cila përfitojnë rreth 2200 qytetarë në vit?,-tha Manastirliu.

Janë 8100 qytetarë që përfitojnë çdo vit nga paketat shëndetësore falas për kardiologjinë, kardiokirurgjinë, nefrologjinë, etj, në shërbimin publik dhe privat.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale theksoi gjatë fjalës së saj në Kuvend, se, me reformat e ndërmarra nga qeveria, janë 6 programe të mbrojtjes sociale, duke filluar nga programet në cash e deri te shërbimet sociale në territor, që sigurojnë një mbrojtje më të mirë për qytetarët në nevojë.

14:39 Aktualitet

Luli dhe Ymer Lala

Sot në seancën parlamentare ndodhi një përplasje e lehtë, po...

Lajmet e fundit nga