LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korrupsioni në institucione/ Vasili: Timoni thelloi hajdutërinë e Rilindjes

31 Janar 2019, 17:22, Aktualitet CNA
Korrupsioni në institucione/ Vasili: Timoni thelloi hajdutërinë e

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së në një postim në rrjetet sociale ka publikuar një pjesë nga deklarata e përfaqësuesit të OSBE në Tiranë i cili u shpreh se instuticionet publike perceptohen më të korruptuar sesa dy vite më parë.

Sipas Vasilit, tepsia dhe timoni thelluan hajdutërinë dhe grabitjen e Rilindjes.

?Shqipëria zhytet në korrupsion pas 2017 së tepsisë së Rilindjes.

Raporti i Transparence International tregon qartë se korrupsioni është thelluar në Shqipëri pas 2017 dhe Shqipëria ka rënë edhe dy shkallë në renditjen botërore.

Tepsia dhe timoni shto këtu edhe portalet qindramilionshe të Bashkëqeverisjes me qytetarin e thelluan hajdutërinë dhe grabitjen e Rilindjes.

Ndaj edhe përfaqësusi i OSBE në Tiranë deklaron:

“Borchardt: E shohim me shqetësim perceptimin e përmbysur për korrupsionin në Shqipëri. Rezultatet e indeksit tregojnë se Shqipëria duhet të vijojë së reformuari sistemin e institucioneve të saj publike, i cili perceptohet si më i korruptuar sesa dy vjet më parë.”

Komentet e mëtejshme janë të tepërta?,-shkruan Vasili./CNA.al

14:39 Aktualitet

Luli dhe Ymer Lala

Sot në seancën parlamentare ndodhi një përplasje e lehtë, po...

Lajmet e fundit nga