LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kacifas”/ Krimet e Rënda shtyjnë hetimet

31 Janar 2019, 13:55, Aktualitet CNA
“Kacifas”/ Krimet e Rënda shtyjnë hetimet

Prokuroria pranë Krimeve të Rënda ka kërkuar sot zgjatjen e hetimeve për vrasjen e 35-vjeçarit minoritar grek Konstantinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës.

Autoritetet greke pritet të kërkojnë që në dosje të përfshihen telefonatat dhe mesazhet e fundit nga celulari i viktimës.

Avokati i familjes së viktimës, Efthimios Navridhis, në një media greke, ka thënë se pala shqiptare po mundohet të mbyllë procesin, ndaj dhe sipas tij është kërkuar shtyrja e çështjes me tre muaj.

Media greke shkruajnë se prokurori i çështjes disponon  dosjen e plotë me ekspertizën e mjekut ligjor, ekzaminimin e armëve të përdorura, dëshmitë e policëve si dhe kopjen e bisedave të kryera.

Avokati grek ka thënë se në dosjen e prokurorisë mungon vetëm video e kamerave  të forcave RENEA, pasi autoritetet shqiptare kanë deklaruar se nuk ekziston material i tillë./CNA.al

Lajmet e fundit nga