Balla ironizon opozitën/ Pse nuk akordohen Luli dhe Mona – CNA
Connect with us

Aktualitet

Balla ironizon opozitën/ Pse nuk akordohen Luli dhe Mona

Publikuar

-

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me debate dhe përplasje të forta.

Gjatë kohës që po fliste Ministrja e Financave, Anila Denaj, deputetët e PD-së tentuan të bllokojnë punimet, duke u afruar pranë foltores.

Ndërkohë, pas disa debatesh, fjalën e ka marrë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Kodi i sjelljes parashikon respekt për këdo që merr fjalën. Minsitrja mori fjalën për të dhënë këndvështrimin e saj, por grupi i PD sulmoi foltoren për të mos e lënë ministren tu përgjigjet pyetjeve të LSI. Ku patët ju mundësi të dëgjini përgjigjet, ku të lënë këta në këtë sallë?.”-tha Balla.

LEXO EDHE:  Rastësi apo dakordësi?/ Hahn dhe Bregu flasin njësoj

Me tej, ndërsa ju drejtua kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, Balla ka ironizuar opozitën. “Je që në 2001 deputete, po keni dëshirë që të përgjigjen për të gjitha çështjet, keni interpelnacë, keni seancë pyetje-përgjigje. Keni mocionin me debat. Çfarë ka ndodhur që nuk akordohesh me Lulin”-tha ndër të tjera Taulant Balla.

Vasili me gjuhë rrugaçësh/ Degjeneron debati në Kuvend

Tensione në parlament/ Opozita kërkon bllokimin e seancës

Skandali me vjedhjen e votave/ Basha “shpërthen” ndaj Ramës

Aktualitet

Partia e djathtë opozitare që do thyej bojkotin e zgjedhjeve vendore

Publikuar

-

By

Ndërkohë që pas djegies së mandateve bojkotimi i zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit është një tjetër lëvizje ekstreme e opozitës së udhëhequr nga PD, një parti brenda këtij blloku guxon të mos e përfill ultimatumin e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

Fjala është për partinë për Liri, Demokraci dhe Etikë (LDE), që drejtohet nga petagogu Arian Galdini. Në dhënie të një përgjigjeje për pyetjen:

A do të hyjë në zgjedhje LDE edhe nëse Koalicioni Opozitar vendos të bojkotojë zgjedhjet lokale?, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Galdini shkruan:

“Miq,

Po. Padiskutim që po.

LDE është parti që i qëndron plotësisht udhës, korsisë, parimeve dhe vlerave për e prej të cilave është krijuar dhe ekziston. A vijojmë ne të jemi ende Parti anëtare e Koalicionit Opozitar të drejtuar nga PD?

Për sa na takon neve, po.

Por nuk kemi asnjë detyrim që buron nga anëtarësimi ynë në Koalicionin Opozitar, për të zbatuar vendime të mara nga parti të tjera Aleate, pa na ftuar në tryezën e Koalicionit dhe pa na dhënë të drejtën dhe mundësinë e shprehjes së votës dhe opinionit tonë në atë Tryezë.

Vendimet e mara pa ne, janë vendime që si rregull zbatohen vetëm nga ato parti që i marin këto vendime.

Psh, vendimet për djegien e mandateve dhe strategjinë e opozitës prej 16 shkurtit 2019 e këndej, ne si LDE as i kemi pranuar e as gjykuar si të drejta.

Ne madje mendojmë se janë vendime të gabuara dhe që na vendosin neve si Opozitë, jo përballë Edi Ramës por fatkeqësisht përballë  Perëndimit.

LDE e refuzon çdo retorikë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë antiperëndimore.

LDE beson se ne forcat opozitare e sidomos ne forcat politike të djathta duhet detyrimisht dhe patriotikisht të jemi properëndimorë.

LDE është vendosmërisht dhe qartësisht një parti e djathtë, parti opozitare, parti e shqiptarizmës dhe properëndimore.

Ne jemi kundër çdo bojkoti dhe braktisjeje të detyrës.

Shantazhi i “djemve që mund të djegin qytetin” nuk është as zgjidhja dhe as rruga e LDE.

LEXO EDHE:  Braçe kërcënon opozitën/ Faturat i kam unë

Ne nuk kërkojmë as luftë dhe as marrëveshje me Edi Ramën.

Ne besojmë se Edi Rama është Fajtori Kryesor i dekurajimit të çdo Reforme në Shqipëri.

Asnjë sukses nuk e ka arritur Edi Rama dhe qeverisja e tij, e asnjë sekondë më tepër nuk e meriton ai të qëndrojë në qeverisje.

Edi Rama në gjykimin  e LDE është Kryeministri i Qeverisjes së Mafias Estetike dhe si i tillë përbën një rrezik të lartë kombëtar.

Por Edi Rama nuk mundet e as rrëzohet me bojkot, as me braktisjeje detyre nga ana e Opozitës, as me shantazhin e “djemve që djegin qytetin”.

Edi Rama rrëzohet me bashkimin dhe Aleancën e më të Mirëve dhe të Merituarve.

Një Opozitë që merr vendime në reduktim, pa i përfillur aleatët e tjerë joparlamentarë,  nuk jep mesazh bashkimi, por lëshon nga TV urdhëra rreshtimi.

Na vjen keq, por ne si LDE nuk jemi as ushtarë e as tradhëtarë.

Nuk zbatojmë vendime të të tjerëve, as urdhëra apo porosi nga TV, as dimë të rreshtohemi.

Nëse Opozita e Bashkuar e disa partive (ish – parlamentare) vendos të bojkotojë zgjedhjet, ne si LDE do ta kundërshtojmë dhe refuzojmë këtë vendim të tyre.

Ne si LDE do të hyjmë në zgjedhjet lokale si parti e djathtë, si parti opozitare e do të konkurojmë aty ku mundemi aq sa mundemi.

Ne besojmë se Edi Rama di dhe do ti bëjë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si Damian Gjiknuri.

E megjithatë ne si LDE nuk e braktisim detyrën dhe arsyen pse ekzistojmë si parti.

Ne do të konkurojmë që të mos u mohojmë të drejtën atyre qytetarëve që besojnë si ne dhe tek ne që të kenë mundësinë për të na votuar.

Ne do tia dalim.

LDE është parti e aspiratave dhe ideve.

Kujdes, e ripërsërisim.

Ne nuk jemi Opozita.

Ne nuk jemi zëvendësuesit e Opozitës.

Ne nuk jemi as Opozita e re, as Opozita e emëruar, as e porositur.

Ne jemi thjesht një parti e djathtë dhe opozitare që nuk braktis detyrën.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vasili në krah të protestuesve të Unazës/ “Ju jeni pa gjumë, ne jemi jemi pa gjumë”

Publikuar

-

By

Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar LSI deklarate

Ish kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili i qenë prezent në protestën e banorëve të Astirit u shpreh me bindje se qeverisë së Ramës i ka ardhur Fundi.

Sipas Vasilit, kjo qeveri do të largohet me hir apo me pahir.

Më tej Vasili shprehu mbështetjen e tij dhe të opozitës për banorët e Astirit.

“Ka ardhur ora që kjo qeveri të largohet, edhe pse duhet të ishte larguar me kohë, kjo qeveri do të largohet me hir apo me pahir. Banorë të unazës jemi me ju, ju jeni pa gjumë ne jemi pa gjumë, ju vigjiloni për pronat, ne mendojmë për ju”,-u shpreh Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Emre Can i lëshon një “kunj” trajnerit Low / “Allegri u tregua strateg”

Publikuar

-

By

Emre Can ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sport Bild”, ku ka komentuar faktin se trajneri Joachim Low ende nuk e sheh si lojtar të vlefshëm për kombëtaren gjermane.

“Nuk kam dëshirë ta komentoj mungesën e grumbullimit me kombëtaren, por dua të thëm vetëm një gjë: paraqitjet e mia gjykohen ndryshe në Gjermani. Mungesa në botëror? Kam shpresuar deri në fund, kam luajtur një finale të Champions League”, ka thënë Can.

I pyetur për përmbysjen 3-0 ndaj Atletico Madridit, ai ka komenhtuar: “Nuk kisha luajtur kurrë kështu. Kalonim vazhdimisht nga mbrojtja me 3 lojtarë tek ajo me 4. Ka qenë një lëvizje gjeniale e Allegri-t, si një lojtar shahu. Plani i tij ka qenë një sukses i vërtetë. Për herë të parë në histori klubi ka arritur të përmbysë një humbje 2-0 në Champions. Nuk ishin të shumtë ata që besonin te ne. Donim t’i jepnim një sinjal botës. Duam trofeun”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Aktualitet23:30 - 9 Mars, 2019

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte...

Aktualitet23:20 - 9 Mars, 2019

“Është sakrificë”/Grida Duma tregon çfarë ndodhi kur la mandatin

Në muajin shkurt deputetët e opozitës firmosën deklaratat për lënien e mandatit si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën...

Trending

Read previous post:
arrestohet nga policia
Pjesëmarrës në krim/ Prangoset deputeti në parlament

Deputeti rus, Rauf Arashukov është arrestuar ditën e sotme gjatë një seance parlamentare. Arashkukov, akuzohet për dy vrasje  në vitin...

Close