LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuza e kundërakuza/ Përplasen Rama dhe Berisha

31 Janar 2019, 12:11, Aktualitet CNA
Akuza e kundërakuza/ Përplasen Rama dhe Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se bashkë me Lulzim Bashën nuk mund të shkojnë në Amerikë.

Berisha ka thënë se ai udhëton por jo për qëllime pune.

?Unë nuk udhëtoj për qëllime zyrtare askund.Më teket kur të me teket Edi Rama. 20 milionë dollarë ke dhënë për të takuar Trumpin, nuk kam bërë kurrrë gjëra të tilla.  K filluar një lojë të madhe në kurrizin e shqiptarëve?, ka thënë Berisha.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës, i cili sërish ka përsëritur pyerjen nëse e kalon oqeanin apo jo.

Në lidhje me pagesës për foto me Trump, Rama i ka kujtuar Berishës, kreun e PD ?së Lulzim Basha.

?Ki kujdes se e mbylle duke thënë se i kam hyrë një loje të rrezikshme. më ngatërrove me Lulin. Është Luli që ka paguar para, nëpërmjet miqve rus për të bërë fotografi?, ka thënë Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga