LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tronditet Fushë-Kruja/ Shpërthim tritoli në garazhin e policit

30 Janar 2019, 07:20, Aktualitet CNA
Tronditet Fushë-Kruja/ Shpërthim tritoli në garazhin e policit

Një shpërthim tritoli ka tronditur Fushë-Krujën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në garazhin në pronësi të 58-vjeçarit, Ramazan Çenia, në lagjen “Punëtori” të Fushë-Krujës.

Çenia është polic në burgun e Zaharisë, ndërsa më herët i kanë vënë tritol edhe makinës së djalit të 58-vjeçarit Çenia.

Nga shpërthimi është dëmtuar një mjet tip “Benz” që ndodhej i parkuar në garazh dhe muret e pallatit.

Ende nuk dihen shkaqet e vënies së tritolit në garazhin e 58-vjeçarit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.

Lajmet e fundit nga