LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i blerjes së votave/ Reagon Partia Demokratike

30 Janar 2019, 17:46, Aktualitet CNA
Skandali i blerjes së votave/ Reagon Partia Demokratike

?Kazani? e plasi bombën e radhës pasi mbrëmjen e sotme ?Zëri Amerikës? ka publikuar përgjimet për blerjen e votave në Shqipëri… Me këtë frazë e nis mesazhin e tij kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Edi Paloka, i cili. në një postim në rrjetet sociale, ka ironizuar kryeministrin  Edi Rama, që pak ditë më parë e quajti radion ?Zëri i Amerikës? kazan.

Sipas Palokës, ?Kazani? e plasi bombën e radhës pasi mbrëmjen e sotme ?Zëri Amerikës? ka publikuar përgjimet për blerjen e votave në Shqipëri.

Paloka e cilëson qeverinë Rama si ilegjitime.

? ‘Kazani’ e plasi dhe bombën e rradhës.
Qeveria Rama është ilegjitime.
Erdhi koha dhe një herë si një herë që shqiptarët ti dëgjojnë të vërtetat nga ZËRI I AMERIKËS?,-shkruan Paloka./CNA.al

Lajmet e fundit nga