Shkencëtarët amerikanë: Sipas Orës së Apokalipsit jemi vetëm 2 minuta larg mesnatës – CNA
Connect with us

Kuriozitete

Shkencëtarët amerikanë: Sipas Orës së Apokalipsit jemi vetëm 2 minuta larg mesnatës

Publikuar

-

Quhet “Doomsday Clock” dhe është simbol i afrimit të botës me zhdukjen e saj. Ora supozohet të parashikojë apokalipsin dhe ka qënë shumë afër mesnatës, që do të thotë “shkatërrim”, vetëm në një rast.

Shkencëtarët kanë njoftuar se Ora e Apokalipsit do të vazhdojë të qëndrojë dy minuta para mesnate, për të dytin vit radhazi.

Numërimi mbrapsht ka nisur që në vitin 1947 nga Buletini i Shkencëtarëve Atomike, ndërsa në atë kohë, ora shërbente si një metaforë për apokalipsin global.

Vitin e kaluar, ora lëvizi sërish me 30 sekonda në Janar. Që prej atëherë, ora ka mbetur dy minuta para mesnate.

Hera e fundit që akrepat e apokalipsit qëndronin dy minuta para mesnate ishte viti 1953, kur Amerika prodhoi bombën e hidrogjenit.

E krijuar fillimisht për të paralajmëruar rreth rreziqeve nukleare, ora simbolike shihet tashmë si paralajmëruese për faktorë si ndryshimet klimaterike dhe avancimi i inteligjencës artificiale.

Duke i konsideruar problemet e sotme si ndotja, ngrohja globale, rreziku i një lufte bërthamore dhe lufta informative si anomalitë e reja që ndodhin në tokë, Buletini i Shkencëtarëve Atomike shprehet se ora shpreh aktualisht gjendjen e zhvillimeve nukleare dhe atyre klimaterike.

Vitin që lamë pas, akrepat e Orës së Apokalipsit shkuan nga dy minuta e gjysmë para mesnate, në dy minuta, duke shkuar kështu më afër se kurrë orës së apokalipsit.

Akrepat iu afruan kohës së apokalipsit pas shqetësimeve për një luftë të mundshme bërthamore mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut pas ardhjes së Donald Trump në pushtet. 

Aktualitet

“Sorrë që ngjan me një gorillë”/Videoja që po “shokon” rrjetin bëhet virale

Publikuar

-

Një sorrë e cila duket si një gorillë po bën xhiron e internetit dhe asnjë nuk mundi ta shpjegonte deri më tani.Pamjet e  filmuara në Nagoya, Japori, tregojnë një sorrë aspak të zakontë ndërkohë që lëviz kokën ndërsa përpiqet të drejtpeshohet.Videoja u shpërnda në Twitter nga përdoruesi Keitaro Simpson dhe më pas ajo u bë virale duke marrë më shumë se 9 milionë shikime.

Zogu në video është pozicionuar në një lloj mënyrë që ngjan sikur ka 4 gjymtyrë dhe ngjan jo pak me trupin e një gorille.

Por, tashmë gjithçka është shpjeguar nga një kërkuese e cila shpjegoi sjelljen e sorrës.Sipas Kaeli Swift se sorra në video ka një madhësi të konsiderueshme dhe kjo shpjegon edhe përmasat e kokës dhezogu po sillej normalisht, por thjesht këndi nga i cili është filmuar, ndërsa ndërronte pozicion, e ka bërë të duket si një gorillë.

Dr. Swift shkroi:

Ai thjesht po merr reze dielli. Kur zogjtë marrin rreze ata i lëshojnë krahët dhe ngrenë bishtin.”

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Mendova se do më mbushnin me dhurata”/ 24 vjeçarja tregon “zhgënjimin” nga takimet me të moshuarit

Publikuar

-

Edhe pse ishte 19 vjec, Jessica Hyer mendoi se mund t’i paguante faturat e shkollës duke kryer marrëdhënie intime me burra më të moshuar se ajo të cilët ishin shumë të pasur. Gjithashtu ajo u rrit në Burnley, një nga lagjet më të varfra në Lancashire.Jessica nisi të studionte anglisht dhe dramë në universitet, por pas vitit të parë të shkollës e gjeti veten me 1500 paund borxh tek shokët e shoqet.

Puna si kamariere nuk i dilte për të paguar faturat dhe në këtë moment pa një reklamë në Facebook, në lidhje me faqet e internetit ku vajzat regjistrohen për të krijuar lidhje me “babushët e pasur”.

Por tani që është 24 vjeçe, ajo  paralajmëruar të gjitha adoleshentet dhe gratë, të cilat mund të bien në të njëjtin kurth.

Ajo është shprehur për “Metro” duke thënë se:

Mënyra se si dalja me “babushët” është reklamuar, është shumë problematike. Ka shumë femra në nevojë, apo vajza të vogla, të cilat gënjejnë për moshën e tyre në ato sajte.Mos më keqkuptoni. Disa vajza e duan këtë si punë dhe krijojnë marrëdhënie shumë të mira me këta lloj meshkujsh.Mua më intereson ajo pjesë e femrave që kanë nevojë për mbështetje dhe krijojnë eksperienca jo të mira, si puna ime.Njerëzit nuk duhet të mendojnë se është shumë qejf, apo glamur kjo punë, pasi nuk është kështu”.

“Kur shikon në këto faqe, të shfaqen imazhet e meshkujve të rinj dhe tepër tërheqës. Nga fotot e tyre mund të mendosh se këta meshkuj mund të jenë mentorët e tu, ose ndoshta do të të ndihmojnë të bësh karrierë. Fillimisht nuk i shikon në mënyrë seksuale. Në fund të fundit, seksi është qëllimi dhe interesi i tyre i vetëm”.Shumë shpejt Jess mësoi se të dilte me “babushët” ishte shumë më larg imazhit që ajo kishte krijuar në kokën e saj, i cili është i përbashkët tek të gjitha të rejat.Ato mendojnë se këta burra do t’i mbushin me dhurata dhe do t’i mbështesin gjihmonë.”

Jessica tregon se është paguar 150 paund vetëm për të takuar një burrë, por më vonë, kur vijonte të kishte nevojë për para, u detyrua të pranonte të kryente marrëdhënie me ta, për të pasur shumat në dorën e saj.

Burimi:https://metro.co.uk/2019/06/24/sugar-daddy-dating-fund-uni-left-student-reliant-sex-cash-10034610/

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Dilema juaj mori fund!/ Mosha ideale për tu martuar sipas shenjës së Horoskopit

Publikuar

-

Shenjat zodiakale mund të të japin disa karakteristika të kuptosh se cili është momenti më i favorshëm për të thënë ‘po’ në altar. Ja cila është mosha e duhur për t’u martuar, sipas shenjës tënde të horoskopit:

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje kanë vështirësi tëp resin dhe janë ankthiozë kur marrin vendime, ndaj nëse je i kësaj shenje, duhet të marrësh frymë thellë para se të martohesh 20 vjeç.

Demi

Do martohen kur të jenë në paqe me veten dhe kjo ndodh zakonisht, pas të 30-ave.

Binjakët

Janë spontanë, por kjo shenjë për të marrë vendimin për t’u martuar duhet të arrijë pjekurinë, rreth moshës 30-35 vjeç.

Gaforrja

Preferojnë të kërkojnë siguri dhe të krijojnë një lidhje të fortë në çift. Mosha më e mirë për t’u martuar është 25 vjeç.

Luani

Kjo shenjë kërkon kohë për të zhvilluar impenjime të tilla si martesa, përgjithësisht, konsolidohen në moshën mes 30 dhe 40 vjeç.

Virgjëresha

Duhet tëp resin deri në 29 vjeç, pasi më parë kanë nevojë të arrijnë pjekurinë e nevojshme për të dalë nga skema e tyre pa hyrë në krizë.

Peshorja

Kjo shenjë beson tek dashuria e vërtetë. Mosha 25 vjeçare është perfekte për t’u martuar.

Akrepi

Janë posesivë dhe intensivë dhe për këtë arsye mund të vendosin të martohen në moshë të re. megjithatë, është më mirë të presin moshën 30 vjeç.

Shigjetari

Për këtë shenjë është shumë e rëndësishme të arrijë objektivat e veta, ndaj do duhet të presin për t’u martuar. Mosha 35 vjeçare është idealja, pasi të kenë realizuar gjithçka kanë patur në plan.

Bricjapi

Mund të martohen në një moshë të re, rreth të 20-ave. Ndershmëria që keni do ju ndihmojë të kaloni çdo problem.

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:14 - 24 Qershor, 2019

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i “rrëmben” nga duart Azdren Llullakun

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në…...

Aktualitet20:54 - 23 Qershor, 2019

Zaev vulos zvendësimet/ Tre shqiptarë, ministra në qeverinë e “re”

 Kryeministri Zoran Zaev, sot vulosi përbërjen e re Qeveritare, ku  gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime. Kështu, sikurse raportojnë mediat vendore:...

Aktualitet20:10 - 23 Qershor, 2019

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytë herë i preferuari i Erdogan

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit...

Aktualitet17:01 - 23 Qershor, 2019

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP,...

Aktualitet16:48 - 23 Qershor, 2019

Dështimi i takimit në Paris/ Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit”

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet...

Aktualitet10:19 - 22 Qershor, 2019

Zjarr në Paris/ Tre të vdekur, 28 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku tre persona kanë vdekur, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si...

Aktualitet13:13 - 21 Qershor, 2019

Tërmeti shkund Francën/ Dëmtohen ndërtesat

Franca është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka...

Aktualitet11:20 - 21 Qershor, 2019

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Për mbarëvjatjen...

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Trending