LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pjesëmarrës në krim/ Prangoset deputeti në parlament

30 Janar 2019, 18:54, Aktualitet CNA
Pjesëmarrës në krim/ Prangoset deputeti në parlament

Deputeti rus, Rauf Arashukov është arrestuar ditën e sotme gjatë një seance parlamentare.

Arashkukov, akuzohet për dy vrasje  në vitin 2010 dhe përfshirje në krime të tjera.

Imuniteti i tij është hequr  para se ai të mohonte akuzat e ngritura ndaj tij.

Aryesja e arrestimit të tij në parlament u bë për shkak të frikës së autoriteteve për tentativë arratisjeje nga deputeti rus, informacion i cili u raportua edhe nga mediat ruse.

Senatori rus dyshohet si autor i dy vrasjeve të ndodhura në Cherkessk, kryeqyteti i rajonit gjysmë autonom të Karachay-Cherkessia. Aslan Zhukov, kreu i një lëvizje rinore u qëllua për vdekje në Mars të vitit 2010. Dy muaj më vonë, Fral Shebkhuzov këshilltar i Presidentit të Karachay-Cherkessia, u dhunua dhe u qëllua për vdekje.

Për këto krime dyshohet të jetë autor pikërisht deputeti Rauf Arashukov./CNA.al

Lajmet e fundit nga