Connect with Us

Përdoruesit e iPhone në “telashe”, ky është aplikacioni që po i lejon miqtë që t’iu përgjojnë

Aktualitet

Përdoruesit e iPhone në “telashe”, ky është aplikacioni që po i lejon miqtë që t’iu përgjojnë

Publikuar

-

Një anomali e zbuluar kohët e fundit në softuerin e FaceTime të Apple po krijon një situatë aspak të këndshme tek përdoruesit e iPhone-ve.

Kështu, thuhet se Face Tume po i lejon përdoruesit e iPhone t’i dëgjojnë personat të cilët janë duke telefonuar, edhe pse ata nuk kanë zgjedhur të përgjigjen.

Sipas Guardian, Apple e ka mbyllur përkohësisht funksionalitetin e video-telefonatave në grup në aplikacionin FaceTime, ndërkohë që përpiqet të rregullojë gabimin.

“Buburreci”që ka pushtuar aplikacionin i lejon përdoruesit gjithashtu që edhe të shohin nga kamera e personit që po telefonojnë edhe pse ai nuk është përgjigjur akoma.

Anomalia u zbulua ishte fillimisht nga Benji Mobb, i cili e shpërndau në Twitter dhe më pas u testua nga një gazetar i CNBC, Todd Haselton. 

LEXO EDHE:  Si të transferoni fotot nga iPhone në kompjuter për disa sekonda?

Haselton përdori një iPhone  për të thirrur redaktorin e tij duke përdorur aplikacionin FaceTime të Apple dhe u përgjigj po vetë nga celulari i tij.

Embedded video

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Kokaina në banane/ SPAK merr në dorëzim dosjen

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në “arrest me burg” Bajron Gumenin, menaxherin e kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në kontejnerët e së cilës u gjet sasi të mëdha droge.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “Balkan|Web” se ndonëse fillimisht hetimet u kryen nga Prokuroria e Durrësit, dosja i kaloi SPAK pasi ka dyshime se trafiku i drogës është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Përmes avokatit të tij, Gumeni ka kundërshtuar akuzat dhe ka kërkuar që dosja t’i kthehet Prokurorisë së Durrësit. Në kërkim është shpallur edhe administratori i kompanisë Eduart Dauti.

LEXO EDHE:  Sa i papërshkueshëm është telefoni juaj nga uji?/ Përgjigjja mund t’iu befasojë

LEXO EDHE:  Truku që ju ndihmon të modifikoni shkrimin tuaj në WhatsApp

Në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit” janë sekuestruar edhe dy sasi të tjera kokainë me 23 korrik dhe një tjetër 2 ditë më parë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kim i “tërhoqi” veshin kreu të PD/ Demokratët “shpërthejnë” ndaj Bashës: Copë mishi me dy sy, na le në Opozitë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Metës leksion PD-së/ Ja çfarë i duhet vendit

Një ditë më parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ishte në zyrën e kreut të PD-së Lulzim Basha, ku ia bëri të qartë qëndrimin që duhet të mbante në vijim.

Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, rolin shumë të rëndësishëm që Partia Demokratike ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe rëndësinë që ka që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj drejt Europës.

Kuptoj që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe të gjithë e dimë që ato shqetësime janë pasqyruar në raportin përfundimtar të nxjerrë nga ODIHR.

Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara”, deklaroi dje ambasadorja amerikane pas takimit me Yuri Kim.

LEXO EDHE:  E ardhmja e pasigurt e Tik Tok/ Përdoruesit po hidhen në aplikacione të tjera

LEXO EDHE:  Përdoruesit "kryqëzojnë" Samsung/Smartphone i palosshëm probleme me ekranin

Ndërkohë Lulzim Basha nuk është dëgjuar pas takimit me diplomaten amerikane.

Heshtja e Bashës ka sjellë reagimin e demokratëve, të cilët të indinjuar e kanë sulmuar dhe ironizuar në rrjetin e tij social me anë të komenteve në një postim të mëhershëm.

Ata e akuzojnë se po vazhdon marrëveshjen e 17 Majit me Ramën.

Ik, more gjumash, je i djegur, je i mësuar vetëm me humbje… Vazhdon pakti okult Rama-Basha i 17 Majit…

Kur do na deklarohesh për barin, mos je i tillë edhe ti, se PD me veprimet që bërë e le në Opozitë….

Luli duhet lëvizur, duke aksion politik mbarëpopullor. Hidhuni se ka vajtur aty ku s’mban…Ti copë mishi me dy sy…Ti vëlla je për murlan, kur nuk gjen dot veta s’je për këtë punë…

Edhe dilni prap nga Parlamenti kësaj radhe…..”, shkruajnë demokratët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Qeveria merr vendimin/ Prona e Teatrit Kombëtar i kalon Bashkisë së Tiranës

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Ministarve ka marrë vendim që prona e Teatrit Kombëtar t’i kalojë Bashkisë së Tiranës.

Prona e Teatrit Kombëtar i kalon Bashkisë Tiranë me një vendim të Këshillit të Ministrave. Në VKM thuhet se “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001,

“Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të shkronjës “d”, të nenit 3, dhe të neneve 5, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendos:

1-Kalimin, në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, lloji “truall”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, sipas kartelës së pasurisë dhe fragmentit të hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

LEXO EDHE:  Sa i papërshkueshëm është telefoni juaj nga uji?/ Përgjigjja mund t’iu befasojë

2-Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

LEXO EDHE:  Përdoruesit “kryqëzojnë” Samsung/Smartphone i palosshëm probleme me ekranin

3-Pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.

4-Ngarkohen Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE