LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ministrja pulë e Arsimit dhe gjeli budalla kryeministër”

30 Janar 2019, 17:13, Aktualitet CNA
“Ministrja pulë e Arsimit dhe gjeli budalla kryeministër”

Ditën e sotme ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ishte thirrur në një interpelancë nga deputetët e opozitës në Komisionin e Medias por ajo është larguar duke mos iu përgjigjur asnjë pyetjeje.

Në lidhje me këtë sjellje ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, i cili në një postim në rrjetet sociale e ka quajtur ministren Shahini  “pulë qorre”.

?Pula ministre dhe gjeli budalla kryeministër,” – e nis postimit të tij Vasili, duke vijuar:.

“Kjo pula ministre e arsimit ngatërron furrikun e qeverisë së Edi Ramës me Parlamentin dhe ngrihet e ikën,i shkruan edhe letra psikopatike parlamentit.

Punë të mbarë pula qorre në krye të arsimit të Shqipërisë, jepi fort kakarisjes,por shpresa që të bësh ti vetë ndonjë vezë është ZERO.

Kur të mësosh se çfare është Parlamenti do na kesh lënë shëndenë me kohe, ti pula qorre me gjithe gjelin budalla në krye të qeverisë.

Dhe atëherë të gjithë do gajasen e do thonë na ishte një herë edhe një pulë… ministre?,-shkruan Vasili./CNA.al

Ministrja që degjenerohet në publik/ Besa Shahini humb toruan

Lajmet e fundit nga