LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-sigurimsi në KLP/ Skenari mafioz dhe video-përgjimi Meta-Prifti

30 Janar 2019, 11:57, Aktualitet CNA
Ish-sigurimsi në KLP/ Skenari mafioz dhe video-përgjimi Meta-Prifti

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, në përgjigje të akuzave të ngritura nga opozita, se ka qënë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, një ditë më parë tha se ?Pas këtij veprimi fshihen segmente të caktuara, jo vetëm në njërin krah, por persona me pushtet. Përballë kësaj situate do të kërkoja të gjithë përkrahjen tuaj për të zbardhur të vërtetën dhe zbardhur këtë skenar mafioz?.

Sheshi, prokurori i Apelit tek Krimet e Rënda, u zgjodh automatikisht në trupën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi nuk kishte kandidat tjetër, por pas zgjedhjes së tij, nisën sulmet politike dhe e nxorrën sigurims.-shkruan gazeta Tema.

Ai pretendon se janë falsifikuar letrat dhe flet për skenarë mafiozë.

Interesant është përse i doli tani emri si ?sigurims?, ndërkohë që për këtë të vërtetë ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi, ka hedhur dyshime.

Sipas Klosit, mund të kemi të bëjmë me një gabim.

Gazetari Dritan Hila thotë se është e pamundur që Sheshi të jetë rekrutuar 16 vjeç, aq sa thuhet në dosjen për të.

Bujar Sheshi ka qenë prokurori i video-përgjimit Meta ? Prifti.

Në atë kohë, Sheshi kërkoi që Meta të dënohet me dy vjet burgim dhe një milion lekë gjobë, si dhe pagimin e shpenzimeve procedurale.

?Rezulton e provuar, që video është pranuar nga Gjykata e Lartë si provë  në rrugë ligjore, pavarësisht se Kolegji Penal nuk e pranoi kërkesën e Prokurorisë ta dëgjonte në sallë dhe ta transkripronte atë.

Përmbajtja e videos mbështet plotësisht deklarimet e Priftit edhe në lidhje me natyrën e bisedës si dhe interesimin e të pandehurit Meta, për ankandin shitjes së 30 mijë tonëve naftë bruto, si dhe garën koncensionare të ndërtimit të HEC-it në Shushicë të Librazhdit?, thuhet në dosjen e përgatitur nga Sheshi.

Nuk dihet nëse sulmi ndaj tij në këtë kohë ka prapavijë politike dhe lidhet me këtë rast, por PD dhe LSI ndërkohë kanë kërkuar shkarkimin e Arta Markut, për shkak të Bujar Sheshit!/ CNA.al

Sulmi ndaj Bujar Sheshit/ Kush është mafiozi i politikës që po trondit KLP?

?Venusi? në KLP/ Sheshi flet për skenare mafioze  

Lajmet e fundit nga