LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Opozitës

30 Janar 2019, 12:25, Aktualitet CNA
Çështja Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Opozitës

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka reaguar ashpër, në lidhje me rrëzimin e  kërkesës për shtyrjen e afatit hetimor për çështjen Tahiri.

Mazhoranca ka  dalë  ot kundër kërkesë së Opozitës.

Pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve, Paloka bëri fajtorë një sërë institucionesh, që sipas tij e penguan ?Komisionin Tahiri?, në hetimet e tij.

?U refuzua shtyrja e afatit të Komisionit. Institucionet shkelin ligjin, s?japin informacion. Policia e shtetit ishte e zënë me Vettingun. Kanë kaluar afetet dhe asnjë përgjigje nuk ka ardhur. Kërkova shtyrjen e afatit, por  justifikimi është se ka kaluar afati për këtë kërkesë?, ka thënë Paloka para gazetarëve.

Sipas të njëjtit, kjo mazhorancë nuk është e e shqetësuar për shkeljen e Kushtetutës, pasi nuk i është përgjigjur komisionit hetimor dhe me këtë veprim po shpërdorojnë detyrën.

?Ne do ta ribëjmë kërkesën komisioni Tahiri do të ringrihet dhe kësaj pune do ti shkojmë deri  në fund?, ka thënë Paloka./CNA.al

Lajmet e fundit nga