LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Celine Dion e lidhur me balerinin ? Këngëtarja flet për mashkullin që ka hyrë në jetën e saj

30 Janar 2019, 10:53, Lifestyle CNA
Celine Dion e lidhur me balerinin ? Këngëtarja flet për

Celine Dion u është përgjigjur të gjitha kritikave për peshën dhe mashkullin e ri që ka hyrë në jetën e saj, pas vdekjes së bashkëshortit.

Këngëtarja ka folur për thashethemet se është lidhur me balerinin seksi Pepe Munoz, i riu i cili është fotografuar pranë saj këto javët e fundit.

Çifti ka mohuar më parë ndonjë lloj romance që mund të ketë, por Celine ka treguar përse ?miku i saj i mirë? e bën të ndihet e sigurt dhe në formën më të mirë.

Ajo tha: ?Po, ka një mashkull tjetër në jetën time, por jo mashkulli i duhur në jetën time. Ne u afruam menjëherë si miq, evoluam ? por le të mos përziejmë gjithçka?.

?Nuk më vjen keq për lajmet sepse ai është i bukur dhe ai është shoku im më i mirë. Kur them që unë jam vetëm, ju lutem më lini të qetë?.

?Ne jemi shokë të mirë. Sigurisht që përqafohemi dhe kapemi për dore dhe dalim, kështu që njerëzit e shohin këtë. Dua të them, ai më jep dorën për të dalë ?.

Celine dha një përgjigje të prerë edhe për ata persona që e kritikojnë për peshën dhe paraqitjen e saj:

?Nëse më pëlqen, nuk dua të flas për këtë. Mos u shqetësoni, mos bëni foto. Nëse ju pëlqen, do të jem aty. Nëse nuk ju pëlqen, më lini rehat?.

Lajmet e fundit nga