LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjedhja me ligj e deputetëve/ “Stop” i bën jehonë investigimit të CNA.al

29 Janar 2019, 19:49, Aktualitet CNA
Vjedhja me ligj e deputetëve/ “Stop” i bën jehonë

Emisioni investigativ ?Stop? ka folur ditën e sotme për lajmin e publikuar nga CNA.al  për vjedhjen që janë duke bërë deputetët e Shqipërisë me përvetësimet e parave për shërbimet telefonike etj.

CNA.al raportoi ditën e djeshme se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë u kushtojnë popullit 1 miliardë lekë, për një mandat të plotë.

Emisioni ?Stop? vuri në qendër të temës që trajtoi investigimin e kryer nga CNA.al , ku theksohet se deputetët përfitojnë dieta nga shërbime të ndryshme, marrin 170 mijë lekë vetëm për shpenzimet e telefonit, paguhen për udhëtimin kur banojnë në një distancë të caktuar larg Tiranës, përfitojnë kompensim të shpenzimeve për qira banese, për fjetje gjatë udhëtimeve, për udhëtimet jashtë shtetit, për shpenzim karburanti, marrin para për çdo pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare, për pjesëmarrje në seancat plenare, në komisionet e tjera të posaçme si dhe  marrin para kur nuk shkojnë në punë.

Më tej, në këtë investigim theksohet fakti se për kryetarët e grupeve parlamentare vlera mujore është 20.000 lekë.

Para, të cilat vidhen nga taksat e shqiptarëve që me ligj shkojnë në  në xhepat e deputetëve.

CNA.al arriti në përfundimin se mbi 286 milionë lekë të shkojnë në xhepat e tyre çdo vit, sepse këto shuma parash deputetët i fusin në xhep dhe nuk i shpenzojnë për telefonin.

Nëse do të bëhej përgjysmimi i tarifës që shkon për  telefoninë e deputetëve kjo gjë do i kursente qeverisë 140 milionë lekë në vit, shuma e parave për të ngrohur shkollat e Kukësit, Dibrës apo Korçës në këtë dimër shkruan CNA.al

Në investigimin e trajtuar ditën e sotme nga emisioni ?Stop? shtohet se ky përgjysmim do i kursente shqiptarëve 500 milionë në një sesion të plotë parlamentar./CNA.al

Vjedhje me ligj/ 1.1 miliardë lekë për telefonat e deputetëve

Lajmet e fundit nga